11 Tetor, 2024


Alfred Bernhard Nobel, një sipërmarrës i suksesshëm dhe i pasur nga Suedia, pati shansin të lexojë nekrologjinë e tij falë një aksidenti. Kur vëllai i tij vdiq, një gazetë franceze e ngatërroi me atë vetë. Artikulli kishte titullin: “Tregtari i vdekjes” dhe e portretizonte atë si “njeriu që u pasurua pasi zbuloi mënyrën se si të vriste më shumë njerëz dhe më shpejt se sa kurrë më parë.”
Nobeli ishte një kimist dhe sipërmarrës. Si kimist, ai shpiku dinamitin dhe shumë eksplozivë të tjerë të fuqishëm.
Dinamiti, një përzjerje e nitroglicerinës me silikat, u patentua prej tij në vitin 1867 dhe vijon të përdoret sot në industrinë civile dhe ushtarake.
Kur vdiq në vitin 1896, ai ishte pronar i 90 fabrikave në të gjithë botën por njihej gjithashtu si një njeri vetmitar. Ai ishte në jetë një njeri plot kontradikta: reputacionin e kishte si liberal e madje edhe si socialist por nuk kishte besim te demokracia dhe kundërshtonte të drejtën e votës për gratë. Ai la pjesën më të madhe të pasurisë për një çmim prestigjoz që duhej të jepej çdo vit për “kontribute që kanë sjellë përfitimet më të mëdha për njerëzimin.”

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>