9 Prill, 2019

Ne shtruam pyetjen në Facebook se cili nga librat e lexuar i ka pëlqyer lexuesit aq shumë sa i ka ardhur keq që përfundoi. Këto janë librat e rekomanduar nga lexuesit për lexuesit.

Tre shokët

Tre shokët, – Remark

Publikuar fillimisht në vitin 1936, Tre Shokët konsiderohet si kryevepra e shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark (Erich Maria Remarque).

Viti 1928. Në rrethinat e një qyteti të madh gjerman, tri burra të rinj po nxjerrin jetesën me vështirësi. Të rinj të armatosur rëndë kapardisen rrugëve. Agresiviteti, varfëria dhe dhuna gjenden gjithkund. Për këta të tre miqësia është i vetmi shpëtim nga kaosi përreth tyre. Pastaj më i riu prej tyre bie në dashuri dhe sjell në shoqëri një grua të re, e cila do të bëhet shoqe gjithashtu, ndërsa miqësia testohet në mënyra që ata as që i imagjinonin. Shiko më shumë blogun:

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

Një nga romanet më të mira të letërsisë italiane të kohëve të fundit, Shpirt Pezull ka fituar çmimin Strefa dhe çmimin Grinzane Cavour në vitin 2002.

Nderi, Elif Shafak

Elif Shafak është një shkrimtare, eseiste, akademike the aktiviste e të drejtave të njeriut. Ajo shkruan në turqisht dhe anglisht dhe ka publikuar 16 libra, mes të cilave, Bastardja e Stambollit, Dyzet Rregullat e Dashurisë, Tri Bijat e Evës etj. Librat e saj janë përkthyer në 49 gjuhë të botës dhe ajo është fituese e çmimit prestigjioz Chevalier de l’Ordre des Arts et des Lettres (Kalorëse e Urdhrit të Artit dhe Letrave). Librat e saj në shqip janë përkthyer nga Taulant Hatia dhe Adrian Belo.

Nga e njëjta autore: Dyzet rregullat e dashurisë

Sepse te dua, Guillaume Musso

Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri – tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.

Rubairat, Omar Khayam

Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Janë aq të kjarta sa mund të merren vesh lehtë prej cilitdo këndonjësi të zakontë, aqë të thella nga kuptimi sa një Rubai vlen disa togje vëllimesh, aqë moderne nga mejtimet dhe ndjenjat, sa na duket që auktori i tyre ka rrojtur në kohët tona dhe në zemër të Evropës. Në shqip nga Noli.

Xhejn Er, Charlotte Bronte

Mendoni se mund të rri e të bëhem një hiç për ju? Mendoni se jam robot? Makinë pa ndjenja? Dhe se mund të duroj të ma rrëmbejnë kafshatën nga goja dhe të paktin ujë jetëdhënës nga kupa? Mendoni se, meqë jam e varfër, e panjohur, e shëmtuar dhe e vogël, jam pa shpirt dhe pa zemër?

“Lotët e shpirtit tim” – Kim Hyun Hee. Mund të gjendet në Bibliotekën Kombëtare.

Kopshti i të dashuruarve dhe shëtitja e të përmalluarve. Mund të gjendet në Bibliotekën Kombëtare.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>