Reference: 2804
Reference: 2804
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Në këtë paketë ofrojmë tre librat më të kërkuar të shkrimtarit britanik George Orwell: 1984, Ferma e Kafshëve dhe I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe në Londër. Të tre librat kanë çmim kopertine 2,500 lekë. Ofrohen për 2,000 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Oferta është e vlefshme vetëm për ditët e Panairit të Librit 2022. Kliko këtu për të parë të gjitha ofertat e panairit.
1984 - Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.
Ferma e Kafshëve - Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Porosite veçmas: Kliko këtu.
I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër - Në vitin 1928, 25 vjeçari Eric Arthur Blair vendoset në Paris, kryeqyteti i kulturës botërore dhe destinacioni i shumë shkrimtarëve dhe artistëve, të pasur dhe të varfër, nga e gjithë bota. Një incident i pakëndshëm i ndodh shkrimtarit të ri, që e zhyt në mjerim, në uri dhe në kërkim të punëve të rëndomta. Shkrimtari, që më vonë u bë i njohur me pseudonimin George Orwell, nisi në këtë mënyrë të eksploronte Parisin dhe, më pas Londrën, nga statusi i “skllavit të skllavit” dhe prej syve të endacakut.
I botuar fillimisht në vitin 1933, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve ’30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Porosite veçmas: Kliko këtu.
Publisher: Bota Shqiptare
Publisher: Pegi
Publisher: Berk
Publisher: Pegi
Publisher: Bota Shqiptare
Publisher: Pegi
Publisher: Botimet Dudaj
check_circle
check_circle