- Reduced price

Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Në këtë paketë ofrojmë: 1. Kronikë në gur, Ismail Kadare, 2. Ferma e kafshëve, George Orwell, 3. Nata e Ustikës, Petro Marko, 4. Plaku dhe deti, Ernest Hemingway. Mund t’jua sjellim në shtëpi me pagesë në dorëzim në të gjithë Shqipërinë.
Të katra librat kushtojnë 2700 lekë, ju mund t’i porosisni tani për 2400 lekë dhe përfitoni postë falas.
Dërgoni adresën dhe numrin e telefonit me mesazh, librat vijnë për 1-2 ditë.
Librat e përfshirë në këtë paketë janë si vijon:
Kronikë në gur - Kronikë në gur afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë "universin Kadare". Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të "realizmit magjik".
Pjerrësia marramendëse e rrugëve, prania kudo e gurit, banesat e çuditshme, të mëdha e të fortifikuara, kështjellaburg, që zotëron mbi disa lagje, pamja spektakolare mbi fushën e Drinos dhe malet, e gjithë kjo do të formojë e stërhollojë pak nga pak vështrimin e shkrimtarit të ardhshëm. Gjirokastra të fton në magji dhe, siç shkruan Kadare, "duket sikur qyteti është ngritur për të zgjuar ide të mëdha". Porosite veçmas: Kliko këtu.
Ferma e Kafshëve - Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Porosite veçmas: Kliko këtu.
Nata e Ustikës - Në romanin "Nata e Ustikës" Petro Markoja rrëfen një frag-ment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë gjatë viteve '30 dhe '40 të shekullit XX - pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë dhe u internua së bashku me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë).
Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos, në mesin e mijëra të burgosurve, edhe grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata e Ustikës". Rrëfimi në këtë roman karakteristik për stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtpërdrejtë), arrin ta fusë dhe ta ambientojë lexuesin në botën e kampit që në 20 faqet e para të veprës. Porosite veçmas: Kliko këtu.
Plaku dhe deti - Plaku dhe deti, romani i shkurtër heroik i Ernest Hemingëay u botua në vitin 1952 dhe fitoi ccmimin Pulitzer më 1952. Kjo është vepra e fundit madhore e autorit. Ai rrëfen betejën e një peshkatari të moshuar në një betejë epike për të kapur një peshk shpatë gjigand. Ndërsa lufton për tre ditë, peshkatari i moshuar admiron fuqinë dhe dinjitetin e peshkut dhe besnikërinë ndaj identitetit të vet. Ky botim vjen me shqipërimin e Vedat Kokonës. Porosite veçmas: Kliko këtu.
Publisher: Albas
Publisher: Botimet Dudaj
Publisher: Shtëpia e Librit
Publisher: Pegi
Publisher: Bota Shqiptare
Publisher: Dukagjini
Në këtë paketë ofrojmë: 1. Kronikë në gur, Ismail Kadare, 2. Ferma e kafshëve, George Orwell, 3. Nata e Ustikës, Petro Marko, 4. Plaku dhe deti, Ernest Hemingway. Mund t’jua sjellim në shtëpi me pagesë në dorëzim në të gjithë Shqipërinë.
Të katra librat kushtojnë 2700 lekë, ju mund t’i porosisni tani për 2400 lekë dhe përfitoni postë falas.
Dërgoni adresën dhe numrin e telefonit me mesazh, librat vijnë për 1-2 ditë.
check_circle
check_circle