- Reduced price

Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Huazuam titullin e Hannah Arendt për këtë paketë me katër libra që flasin për tiraninë dhe njeriun. Në këtë paketë ofrojmë librat Banaliteti i së keqes nga Hannah Arendt, Bindja ndaj autoritetit nga Stanley Milgram, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev dhe Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder. Të katra librat kanë çmim kopertine prej 3600 lekës. Ofrohen për 2700 lekë si ide dhurate për vitin e ri.
Banaliteti i së keqes ishte raporti që filozofja Hannah Arendt bëri për median amerikane nga gjyqi i kriminelit nazist Adolf Eichmann në Jeruzalem. Një libër që hapi një debat të fortë në atë kohë, debat që vijon edhe sot. Sipas Arendt, është njeriu banal ai që nuk mendon gjatë para se të kryejë krimet më monstruoze, një shpjegim që, në një farë mënyre, duket sikur e nënvlerëson krimin. Libri tjetër në paketë flet në fakt për një eksperiment të famshëm dhe famëkeq gjithashtu, i cili dukej sikur konfirmonte Arendt.
Sociologu amerikan Stanley Milgram vendosi të analizojë idenë nëse në mendjen e një gjermani gjendej një farë lloj prirjeje për t’iu nënshtruar një diktature kriminale. Ai nuk ia doli të ecë përpara me këtë ide sepse nuk arriti të marrë leje. Por në vend të kësaj, bëri eksperimentin e tij social me njerëz pranë universitetit ku punonte në Shtetet e Bashkuara. Ajo që zbuloi ishte rrënqethëse: një amerikan i mesëm mund të bëhet një kriminel i pashpirt në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës nën një zë autoritar që e urdhëron.
Peter Pomerantsev, një gazetar britanik që punoi në Rusi për më shumë se një dekadë, e zbuloi këtë banalitet në praktikë. Paratë e korrupsionit dhe frika e njerëzve nga destabiliteti dhe uria mundësojnë një diktaturë të llojit të ri, e cila shtiret si gjysmë demokraci dhe që kontrollon popujt me një recetë dizinformimi dhe propagande, të cilat, herë-herë mbjellin frikë dhe herë-herë, urrejtje e në raste të tjera, thjeshtë tërheqin vëmendjen nga mungesa e lirisë.
Libri i katërt dhe u fundit në këtë paketë është shkruar nga një historian i Evropës Qendrore dhe Lindore. Libërti Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder po lexohet në të gjithë botën si një udhërrëfyes praktik për qytetarin e angazhuar se di të dallojë tendencat diktatoriale që në fillim dhe si të organizohet për t’i parandaluar ato.
Publisher: Albas
Publisher: Aeditions
Publisher: Berk
Publisher: Botimet Dudaj
Publisher: Shtëpia e Librit
Huazuam titullin e Hannah Arendt për këtë paketë me katër libra që flasin për tiraninë dhe njeriun. Në këtë paketë ofrojmë librat Banaliteti i së keqes nga Hannah Arendt, Bindja ndaj autoritetit nga Stanley Milgram, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev dhe Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder. Të katra librat kanë çmim kopertine prej 3600 lekës. Ofrohen për 2700 lekë si ide dhurate për vitin e ri.
check_circle
check_circle