Katër libra të George Orwell, për 2000 lekë
  • Katër libra të George Orwell, për 2000 lekë

Katër libra të George Orwell, për 2000 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra të shkrimtarit George Orwell: Titujt I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe LondërDalje për ajër, Lavdi Katalonisë dhe Tri ese, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen vetëm gjatë festave të fundvitit për 2000 lekë si ide dhurate. Posta falas brenda Shqipërisë. 

ALL2,900
Quantity
In stock

Description

I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër Libri më i hershëm i George Orwell përshkruan aventurat e tij si një shkrimtar i ri në Paris dhe në Londër. Ai është një lloj udhërrëfyesi për jetën në këto dy metropole të mëdha, parë nga sytë e shtresës së varfër, kamerierëve, pjatalarësve dhe endacakëve.

Dalje për ajër- Ndërsa njeriu i afrohet moshës së mesme, has disa telashe të mëdha. Në rastin e Xhorxh Bouling, të qenit mezoburrë shfaqet papritur ditën kur detyrohet të porosisë protezën e dhëmbëve. Por këto telashe të vogla tokësore përkojnë me shfaqjen e trazirave më të mëdha politike dhe ndërkombëtare. E çfarë mund të bëjë ky njeri përballë të gjitha këtyre telasheve? Natyrisht që zgjidhja është të arratiset.

Lavdi KatalonisëKy libër u shkrua në një kohë kur Lufta Civile e Spanjës nuk kishte mbaruar ende. Megjithatë ky është libri që vijon të lexohet si shpjeguesi më i mirë i asaj që ndodhi gjatë luftës ku morën pjesë miliona njerëz nga e gjithë bota, përfshirë edhe një numër shqiptarësh si Petro Marko, Skënder Luarasi apo Mehmet Shehu.

Tri ese: Mbi Nacionalizmin, Pse shkruaj, Një varjeKy libër mbart tri nga esetë më me ndikim të shkrimtarit politik më vendimtar të shekullit të njëzetë, idetë që kanë formësuar të menduarit e botës që nga ajo kohë.

Product Details
16 other products in the same category:

Publisher: Botimet Dudaj

Vendi i babait, Annie Ernaux

Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe...
ALL800
More

Publisher: Berk

Histori kësisoj, Rudyard Kipling

Kjo përmbledhje përrallash për fëmijë është një koleksion tregimesh indiane nga fëmijëria e nobelistit Rudyard Kipling. Në intervistat që do jepte në vijim ai do t'i cilësonte këto rrëfenja si pjesë e traditës së lashtë e të urtë, përcjellë gojarisht nga gratë e Indisë.
ALL1,000
More

Ofertë, Tre libra për 1500 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: ,Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur, Peter Pomerantsev; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Tri ese, George Orwell. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2100 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 1500 lekë.
ALL2,100
More

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Koha e Tretë, Maylis Besserie; Dielli që perëndon, Osamu Dazai; Rrëfimi,  Leon Tolstoy;Me lumin midis,  Ngugi Wa Thiong’o, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.
ALL2,900
More

Ofertë, Tre libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell; Zhurma e kohës, Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 3000 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2200 lekë.
ALL3,000
More

Ofertë, katër libra për 2200 lekë

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Flush, Virginia Woolf; Zhurma e Kohës, Julian Barnes; Dalje për ajër, George Orwell; I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër, George Orwell, kanë çmim kopertine 3100 lekë. Ofrohen për 2200 lekë.
ALL3,100
More

Ernaux, Barnes dhe Hoover

Në këtë paketë ofrojmë tre libra të letërsisë bashkëkohore: Vendi i babait, nga Annie Ernaux, e cila sapo fitoi çmimin Nobel, E vetmja histori, Julian Barnes dhe Mbaron me ne, Colleen Hoover. Të tre librat kushtojnë zakonisht 2700 lekë; përgjatë ditëve të Panairit të Librit ofrohen për 2200 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë. Për më shumë oferta...
ALL2,700
More

Paketë, katër libra nga letërsia japoneze me 20% ulje

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Pylli norvegjez, Haruki Murakami, Dielli që perëndon, Osamu Dazai, Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto, si dhe librin Rashomoni nga Ryunosuke Akutagawa. Të katra librat kanë cmim kopertine prej 3700 lekësh, ofrohen për 2960 lekë vetëm për ditët e Vitit të Ri.
ALL3,700
More

Ofertë, Tre libra për 2400 lekë

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Bukë me sallam, Charles Bukowski; Femrat, Charles Bukowski, kanë çmim kopertine 2900 lekë. Ofrohen për 2400 lekë.
ALL2,900
More

Orwell, Woolf dhe Camus

Në këtë paketë ju ofrojme tre libra, Miti i Sizifit nga Albert Camus, Një dhomë më vete, Virginia Woolf dhe Luani dhe njëbrirëshi, George Orwell. Të tre librat kushtojnë 2300 lekë. Ofrohen për 1800 lekë dhe postë falas brenda Shqipërisë gjatë ditëve të Panairit të Librit 2022. Për më shumë oferta nga panairi, klikoni këtu:
ALL2,300
More

Ofertë, Tre libra për 2100 lekë

Në këtë paketë ju ofrojmë tre libra: Dalje për ajër, George Orwell; Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante; Jeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante. Çmimi i kopertinës për të tre librat është 2800 lekë. Ofrohen të tre bashkë për 2100 lekë.
ALL2,800
More

Publisher: Pegi

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete, M. Karagacis

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematike që trajton, është krahasuar me Getsbin e madh të shkrimtarit amerikan F.S. Fitzgerald.
ALL2,000
More

Publisher: Albas

Lepuri është i pasur, John Updike

Romani Lepuri është i pasur (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i çmimit Kombëtar të Librit (1982), i çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981).
ALL1,950
More

Publisher: Shtëpia e Librit

Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli

Niccolò Machiavelli, një nga analistët më famëkëqij, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët...
ALL700
More