I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër- Një incident i pakëndshëm i ndodh shkrimtarit të ri, që e zhyt në mjerim, në uri dhe në kërkim të punëve të rëndomta. Shkrimtari, që më vonë u bë i njohur me pseudonimin George Orwell, nisi në këtë mënyrë të eksploronte Parisin dhe, më pas Londrën, nga statusi i “skllavit të skllavit” dhe prej syve të endacakut.
Dalje për ajër- Ai kërkon të shpëtojë nga të gjitha këto, duke u kthyer pas në kohë, te një vend ku ishte gjithmonë verë, ku dilte për peshk, sepse “peshkimi është e kundërta e luftës” dhe ku nuk kishte rrjete supermarketesh, as bythëlëpirje te shefi, as telendisje të punëtorit; një botë ku nuk kishte Hitler.
SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë- Nga karriera e gjeneralëve dhe oratorëve të mëdhenj deri te jeta e të varfërve, historia e Popullit dhe Senatit të Romës na shpaloset si ngjarje që, ndonëse kanë ndodhur dy mijëvjeçarë më parë, vijojnë të na imponojnë mënyrën se si ne mendojmë për shtetin, politikën, të drejtat qytetare dhe rendin kushtetues.