
Publisher: Princi
Kandinski: Mbi shpirtëroren në art, Vasili Kandinski
Libri i Kandinskit nuk është i vlershëm vetëm në debatet dogmë-liri, ose materie-shpirt, ose natyrë-abstraksion, por edhe në shtjellimet e tij thjesht praktike.
Banner
"Shqipëria në art" paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej shqiptarëve.
Title: Shqipëria në art (hard cover)
Category: Art
Author: Ferid Hudhri
Publisher: Onufri
Year: 2018
Pgs: 328
Weight: 1.561 kg.
ISBN: 978-9928-261-07-6
Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps
Download (292.13KB)
Publisher: Princi
Libri i Kandinskit nuk është i vlershëm vetëm në debatet dogmë-liri, ose materie-shpirt, ose natyrë-abstraksion, por edhe në shtjellimet e tij thjesht praktike.
Publisher: Fan Noli
Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...
Publisher: Fenix
Bota bizantine është vetëm një fjalë thjeshtëzuese, që përpiqet të përfshijë botë thellësisht të ndryshme artistike, etnike, kulturore, gjuhësore, e mbi të gjitha antropologjike. Gjeografia e shenjtërimit të ikonës përfshin një hapësirë të gjerë: Palestina, Egjipti, Kapadokia, Armenia, Gjeorgjia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia, Bullgaria, Shqipëria,...
Reference: SKU001551
Publisher: Princi
"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.
Publisher: Plejad
Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë së popullit shqiptar dhe të ndërtimeve në veçanti.
Publisher: Onufri
Kjo seri shkrimesh rreth artit pamor u pagëzua khora sipas një termi të lashtë grek që shpërfaq larmi të mahnitshme shtresëzimesh kuptimore të rravguara në shekuj nga Platoni te Heideggeri, Derrida, Lacan, Zizek etj.
Publisher: Fishta
Në kapitullin e parë trajtohet koncepti i bashkëkohores; hapen tema dhe diskutohen dilema mbi bashkëkohoren. Në kapitullin e dytë diskutohen artet pamore. Në kapitullin e tretë flitet për teatrin postkomunist dhe “dramën” e dramës shqipe. Në kapitullin e katërt tematizohet kinemaja shqiptare. Në kapitullin e pestë flitet për “muzikën e re”, ndërsa...
Reference: 2340
Publisher: Dituria
Në këtë vëllim, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar pa humbur identitetin e vet.
Publisher: Onufri
Çështja ndërlikohet kur shohim se planimetria në formë kryqi nuk ishte "mëkati" i vetëm formal i ndërtesës së institucionit që duhej "të ndihmonte Partinë për edukimin komunist të masave".
Publisher: Zenit Editions
Më tepër se premtim për përgjigje është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve. Pra, këta libra nuk do të synojnë aspak të ofrojnë ndonjë gjeologji apo gjeografi shteruese të kinemasë, por vetëm ta shtyjnë lexuesin nëpër vargun e thellimeve, hulumtimeve, vështrimeve të praktikuara në rastin e filmave që i propozohen...
"Shqipëria në art" paraqitet si një enciklopedi e kujtesës figurative për historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare. Përmes statujave, mozaikëve, afreskeve, pikturave, gravurave, litografive, grafikave, akuareleve, të krijuara nga kohët më të hershme deri në ditët tona, njihemi me aspekte nga më të ndryshmet të jetës në trojet e banuara prej shqiptarëve.