Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr80.50
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr120.75
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr115.00
More
In stock
All best sellers
Fjalor dialektor, me fjalë e shprehje nga Jugu i Shqipërisë
  • Fjalor dialektor, me fjalë e shprehje nga Jugu i Shqipërisë

Fjalor dialektor, Pano Tase

SKU000422
Cabej

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

kr103.50
Quantity
In Stock

Description

Title: Fjalor dialektor, me fjalë e shprehje nga Jugu i Shqipërisë
Original: Fjalor dialektor, me fjalë e shprehje nga Jugu i Shqipërisë
Category: Linguistics
Author: Pano Tase
Publisher: Çabej
Year: 2006
Pgs. 306
Weight: 0.369 kg
ISBN: 978-99927-33-75-6

Mbi librin

Ky fjalor besohet të jetë vjelë kryesisht nga këngët iso – polifonike të Shqipërisë së Jugut; pra, për sendërtimin e tij, Tase ka zgjedhur të transkiptojë më së shumti formën e kënduar të fjalës shqipe. Ç'vend mund të zërë kjo formë në tërësinë e mjeteve fjalore të shqipes?

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

Rikthimi i bukurtingëllimit në shqipen letrare përmes zbutjes së kësaj vrazhdësie do të thotë, në terma të gjerë gjuhësorë, edhe rizgjim i shqipes së brendi. Botimi integral i "Fjalor dialektikor", përveç risive që sjell në fjalë, i cili është trefishi i Fjalorthit të Ri të 1941, ofron edhe një visar shumë të çmuar etnolinguistik.

Në të renditen, të ndara qartë dhe pastër nga hartuesi i tij, urime të ndryshme si ato për dolli, urime për lindje; ngushëllime, mallkime, pendime pas mallkimit, fjalë fyese e sharje për cene trupore, përkëdhelira, kanosje, gjëegjëza, njësi frazeologjike dhe proverba. Fjalor dialektor nuk do konsideruar thjesht si një përshfaqje e një vlere arkivore, por si shtim i lëndës shqipe që u ofrohet përdoruesve të sotëm.

Mbi autorin

Pano Tase (1903 – 1978) nga Lëshica e Përmetit u rrit në një mjedis atdhetar. Shkollën fillore e ndoqi në fshat. Në moshën 15 vjeçare emigroi në Turqi dhe u vendos në Stamboll, ku kreu gjithfarë punësh. Veç gjuhës greke e turke, mësoi edhe frëngjisht, italisht e rusisht, si dhe përfitoi edhe njohuritë bazë të anglishtes dhe armenishtes.

Kjo larushi sistemesh gjuhësore nxiti pasionin e tij për të njohur mekanizmin – gjuhë në përgjithësi dhe atë të shqipes në veçanti. Në fillim të viteve '30, pas 12 vjet kurbeti, u kthye në Shqipëri ku, pas një qëndrimi të shkurtër në vendlindje, u shpërngul përfundimisht në Tiranë. Sprovat e tij të para studimore në fushë të folklorit dhe etnologjisë u pasqyruan në "Fjalorin e Ri, fjalë të rralla të përdorura në Jug të Shqipërisë".

Në këtë vepër u paraqitën me besnikëri një mori formash të larmishme të ligjërimit që ofronte leksiku i trevës së vet. Që nga Paslufta e deri sa vdiq në moshën 75 vjeçare, Tase ia kushtoi energjitë mendore gjurmimeve dhe studimeve të shumta, që gjenden sot në arkivat në trajtë dorëshkrimesh, njëri prej të cilëve është edhe ky Fjalor dialektor. Në vitin 1998 Tases iu akordua pas vdekjes Medalja e Argjendtë e Urdhrit "Naim Frashëri".

Product Details
Cabej
SKU000422
0
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Publisher: Onufri

Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shaban Demiraj

Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 – 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 – 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik...
kr345.00
More
Out-of-Stock

Publisher: Princi

Trilogjia Albanika, Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore,vol. 3, Arshi Pipa

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një...
kr161.00
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001644

Publisher: Te tjere

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Title: Barleti apo Beçikemi? - Një pështjellim në shkencën shqiptareOriginal: Barleti apo Beçikemi? - Një pështjellim në shkencën shqiptareCategory: Albanology, historyAuthor: Ilia KaranxhaPublisher: Botimet KumiYear: 2010Pgs. 272Weight: 0.791 kgISBN: 978-99956-48-81-7
kr230.00
More
Out-of-Stock

Publisher: IDK

Shqiptarët, nga mesjeta deri në ditët tona, Peter Bartl

E megjithatë kjo nuk e ndryshon aspak faktin që në historinë e Shqipërisë mbeten shumë gjëra të errëta, duke filluar nga problemi i etnogjenezës, duke vazhduar me Mesjetën (sa shqiptare ka qenë Shqipëria?), për të arritur në kohën turke dhe në historinë më të re, ku herë-herë nuk njihen madje as datat e lindjes së politikanëve kryesorë (shembuj: Pandeli...
kr103.50
More
Out-of-Stock

Publisher: Mitrush Kuteli

Kengë e britma nga Qyteti i Djegur, Mitrush Kuteli

Kënga s'ka kufire që ta ndalojnë. Ajo lindet diku edhe, në qoftë se përmban brenda saj ndonjë thërrime arti të vërtetë, shkon gojë pas goje, në krahët e erës... Këngët e kësaj përmbledhje nuk janë, pa fjalë, që të gjitha të lindura në Pogradec.
kr74.75
More
In stock

Publisher: M&B

Kanuni i Dibrës, Xhafer Martini

Kanuni i Dibrës vjen si dëshmia më e madhe dhe më e plotë e e tipologjisë së civilizimeve lokale shqiptare. I njëkohshëm dhe i barabartë për nga rëndësia me Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe me Kanunin e Skënderbeut, (me variantet dhe invariantet e tij), - Kanuni i dibrës ka të përbashkëta dhe dallime nga dy të parët. Këtu vlen të përmend vetëm një veçori...
kr172.50
More
In stock
You might also like

Reference: SKU000232

Publisher: Cabej

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Title: Fraktalet e shqipes, rrëgjimi i gjeometrive të standarditOriginal: Fraktalet e shqipes, rrëgjimi i gjeometrive të standarditCategory: Literature Critics, linguisticsAuthor: Ardian VehbiuPublisher: ÇabejYear: 2007Pgs. 212Weight: 0.256 kgISBN: 978-99927-33-89-9
kr69.00
More
In stock

Reference: SKU000421

Publisher: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.
kr92.00
More
In Stock

Reference: SKU000425

Publisher: Cabej

Shtate vjet prolog, Ledi Shamku - Shkreli

Title: Shtatë vjet prolog, rravgime sociolinguistike në lëmë të shqipesOriginal: Shtatë vjet prolog, rravgime sociolinguistike në lëmë të shqipesCategory: LinguisticsAuthor: Ledi Shamku – ShkreliPublisher: ÇabejYear: 2005Pgs. 170Weight: 0.214 kgISBN: 978-99927-33-62-4
kr69.00
More
Last items in stock