Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr80.50
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr120.75
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr115.00
More
In stock
All best sellers
  • New
Ditari im, Edmond Bejtaj
  • Ditari im, Edmond Bejtaj

Ditari im, Edmond Bejtaj

-Të kam ndjekur nga vrima e çelsit, -Çfarë thua..., -qeshi, -Çdo ditë atë punë bëja... -Dmth ti ke parë cfarë beja?

kr115.00
Quantity
In stock

Description

Title:Ditari im
Original:Ditari im
Category:Diary
Author:Edmond Bejtaj
Publisher:Ymeraj Print
Year: 2024
Pgs: 543
Weight: 0.610 kg
ISBN:978-9928-160-60-3
This book is in Albanian

Product Details

Specific References

ISBN
9789928160603
EAN13
9789928160603
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Publisher: Onufri

Udhëzim për kapërcimin e detit, Mehmet Kraja

Në kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej më një ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhenat etj.
kr115.00
More
In stock

Publisher: Onufri

Parisi vret, Mira Meksi

Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.
kr115.00
More
In stock

Reference: SKU000017

Publisher: Toena

Te porta e Shën Pjetrit, Fatos Kongoli

Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurrje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intekeltuale apo mafioze.  
kr69.00
More
In Stock

Publisher: Botimet Dudaj

Shkrimtarët e shekullit, Rudina Xhunga

Nobelistë, kandidatë për çmimin "Nobel", por dhe shkrimtarë që kanë ndikuar me librat e tyre në shoqërinë e sotme, kanë folur hapur për Xhungën, si në një libër. Ajo fillimisht ka lexuar librat e tyre, më pas si një lexuese e pasionuar ka dashur të kuptojë të gjitha mesazhet që i gjente mes rreshtash.
kr138.00
More
In Stock

Publisher: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.
kr207.00
More
In stock

Publisher: Politiko

Karantinë për një: përsiatje, Alfred Lela

"Arkëmorti i ftohtë, solid, ngjyrë pane me një Krisht të hajthëm në kryq, shenjë se kjo vdekje vinte nga një vend i krishterimit, më doli para syve ashtu siç humnera hapet para dikujt në një majëmal. E përshkova me dorë si të isha duke i ledhatuar kryet e lodhur nga pamjet e kaq shumë mjekëve, dhomave spitalore, kundër mimeve të pranëvdekjes, delireve,...
kr92.00
More
In stock

Publisher: UEGEN

Portret vrasësish në grup, Dashnor Kokonozi

Dëshpërimi i shtyn të vënë në dyshim gjithçka, deri në mënyrën se si funksiononin doktrinat filozofike që ishin origjinë e sistemit. Duke mos iu dorëzuar fatalitetit, ata vihen të ndërtojnë një të ardhme tjetër, këtë herë nisur nga zbulimet më të fundit jo të filozofëve, por të antropologëve.
kr115.00
More
Out-of-Stock

Publisher: Botimet Dudaj

Le të na bashkojë era, Iva Musaraj

Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit.
kr92.00
More
In stock