Active filters

Publisher: OMBRA GVG

Rrëfenja kuteliane, Klara Buda

"Rrëfenja kuteliane" është një tregim i shkurtër i shkruar në mënyrë të veçantë për t'u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi, i cili transformohet në rrëfimtar, pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin.
£4.25
More

Publisher: Onufri

Letër Dylqinjës, Agim Baci

Një ftesë për një lexim ndryshe të letërsisë. Libri i Agim Baçit, i njohur si gazetar, kritik por edhe si tregimtar e novelist, vjen me 18 letra drejtuar personazheve të përbotshme të letërsisë, si Don Kishotit, Shvejkut, Çiçikovit, Ana Kareninës, Madamë Bovarisë, Odiseut, Tom Sojerit, Brutit apo edhe autorëve si Cvajg dhe Milan Kundera.
£8.50
More

Publisher: UET Press

Kadare në 101 dokumente të Pallatit të ëndrrave, Dashnor Kaloçi

Ky vështrim i Dashnor Kaloçit në dokumentet sekrete të kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar, për më tepër në arkiva ku përmblidhet 32 vjet (1958 – 1990) një histori e fshehtë e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqiptare, një periudhë shumë e errët e diktaturës hoxhiste, është si të pasqyrohesh në anën e...
£12.75
More

Publisher: OMBRA GVG

Poezia shqipe, një histori letrare, Gazmend Krasniqi

Autori ka meritën e çarjes së një "toke të virgjër", duke e vështruar për herë të parë zhvillimin e letërsisë shqipe, konkretisht poezisë, në bazë të ligjeve të veta të brendshme, si dhe duke nënvizuar literaritetin e saj larg konceptimit sociologjik dhe pozitivist.
£8.50
More

Publisher: Onufri

Lexuesi në kurth, eseistika e Kadaresë, Floresha Dado

Energjike dhe provokuese në komunikimin me lexuesin, eseja e Kadaresë shfaqet në trajta befasuese, duke shkrirë në ligjërimin e saj tipare të artit letrar dhe të llojeve të tjera të krijimtarisë intelektuale. Një shkrimtar, i përmasave të Kadaresë, sigurisht që mbart brenda vetes edhe dimensionin e dijetarit.
£8.50
More

Publisher: Toena

Shkrimtar i majave letrare, Ali Aliu

Ja përse, si kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit.
£4.25
More

Publisher: Onufri

Kadare në gjuhët e botës, Bashkim Kuçuku

Në vitet 2000, 2005, 2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo – amerikane e veprës së Ismail Kadaresë.
£12.75
More

Publisher: Naimi

Studime kritiko-letrare për letërsinë shqipe, Roland Zisi

Lëndën e këtij libri e përbëjnë një varg referatesh, kumtesash dhe artikujsh që janë shkruar gjatë njëzetë vjetëve të fundit dhe botuar nëpër periodikë shkencorë ose akte konferencash, seminaresh e simpoziumesh kombëtare e ndërkombëtare në të cilat autori ka qenë pjesëmarrës.
£8.50
More