Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers

List of products by supplier Franz Kafka

Franz Kafka, (lindur më 3, 1883, Pragë, Bohemi, Austro-Hungari. – Vdiq 3 Qershor 1924, Kierling, pranë Vienës, Austri. Kafka ishte një shkrimtar i gjuhës gjermane i letërsisë vizionare veprat e të cilit – në veçanti romani Der Prozess (1925 Gjyqi apo Procesi) dhe novela Die Verëandlung (1915 Metamorfoza) – shpreh ankthin dhe alienimin që ndjenë shumë njerëz në Europën dhe Amerikën e Veriut të shekulli të njëzetë.

Në vitin 1902 Kafka takoi në pragë Max Brod, një letrar që u bë mik i ngushtë për të përgjatë të gjithë jetës dhe në fund, u bë promovuesi, shpëtuesi dhe interpretuesi i shkrimeve të Kaftës. Kafka studioi në Universitetin e PRagës dhe u doktorua në vitin 1906. Ai u punësua në një kompani sigurimesh një vit më vonë. Orët e gjata të punës në Assicurazioni Generali gjithsesi nuk i lejuan atij t’i përkushtohej shkrimit. Tuberkulozi e detyroi atë të bënte pushime të gjata pas vitit 1917 dhe e nxorri në pension në vitin 1922, dy vjet para se të vdisje. Në punën e tij ai konsiderohej i palodhur dhe ambicioz dhe u bë krahu i djathtë i shefit të tij.

Kafka konsiderohet njeri inteligjent dhe me humor në punën e tij të parë por gjatë orëve të natës ai rraskapitej duke shkruar.

Në vitin 1923 Kafka shkoi në Berlin për t’ia përkushtuar veten të shkruarit. Gjatë një pushimi në brigjet e Balltikut ai takoi Dora Dymant, një socialiste hebraike e re. Çifti jetoi në Berlin deri sa shëndeti i Kaftës u dobësua shumë në pranverën e vitit 1924. Ai vdiq në një klinikë tuberkulozi pranë Vienës.

Kafka botoi shumë pak nga krijimtaria e tij kur ishte gjallë ndërsa i dha porosi shokut të tij Brod të digjte shkrimet e pabotuara. Brod nuk ia zbatoi porosinë dhe botoi kryeveprat Procesi më 1925, Kështjella më 1926 dhe Amerika 1927.

 

Active filters

Publisher: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Penguin Books

The Castle, Franz Kafka

The Castle is the story of K., the unwanted Land Surveyor who is never to be admitted to the Castle nor accepted in the village, and yet cannot go home. As he encounters dualities of certainty and doubt, hope and fear, and reason and nonsense, K.'s struggles in the absurd, labyrinthine world where he finds himself seem to reveal an inexplicable truth...
ALL1,320
More
Last items in stock

Publisher: Argeta LMG

Letër babait, Franz Kafka

Letra e gjatë nuk mbërriti kurrë te njeriu të cilit i drejtohej ndërsa kritikët kanë shtruar pyetjen nëse ajo me të vërtetë u shkrua për të mbërritur në destinacion. Në letër, Kafka i përgjigjet një pyetjeje nga i ati, Herman Kafka, se pse ai i thotë se ka frikë prej tij. 
ALL490
More
In stock