• Banner

Mish dhe qiell,Pier Paolo Pasolini
  • Mish dhe qiell,Pier Paolo Pasolini

Mish dhe qiell, Pier Paolo Pasolini

“Mish dhe qiell” është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t’i shoqërar lexuesit, veçanërisht të rinjtë, në botën e poetit Pier Paolo Pasolini.

ALL600
Quantity
In stock

Description

Title: Mish dhe qiell

Original: Carne e cielo

Category: Poetry

Author: Pier Paolo Pasolini

Albanian translator: Aida Baro dhe Edon Qesari

Publisher: Pegi

Year: 2018

Pgs: 116

Weight: 0.17

ISBN: 978992823340-0

Mbi librin

“Mish dhe qiell” është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t’i shoqërar lexuesit, veçanërisht të rinjtë, në botën e poetit Pier Paolo Pasolini. Përmes tyre del në pah fuqia shprehëse dhe përftyruese. Borshi rreth të cilit enden të gjitha poezitë është dashuria, si një fjalë kyç drejt zemrës së rinisë si dhe angazhimi qytetar, si shenjë e një vetëdijeje të pjekur shoqërore.

Këto poezi mund të lexohen, të recitohen, të kopjohen, të dhurohenL për të gjithë të rinjtë që, fjalë një libri, arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe komplekse.

 

Mish dhe qiell

O dashuri amërore,

sfilitëse, me arturinat

nga e fshehta e barqeve.

 

Dhe sjellje të ëmbla

të pandërgjegjshme për aromën

e paturp që qesh

në gjymyrët e dëlira.

 

Përshkënditje të rënda

flokësh ... shpërfillje

mizore vështrimesh...

përkujdesje të pabesa

 

I flashkur nga vaje

fort të ëmbla kthehem te ri

me mishrat përvëlim

buzëqeshjesh shkëlqimtare

 

E çmendem në zemër

të natës festive

pas mijëra netësh të tjera

për këtë zjarr palavi

 

Mbi autorin

Pier Paolo Pasolini ishte poet, shkrimtar, regjisor, skenarist, dramaturg dhe gazetar, një nga intelektualët dhe artistët italianë më të mëdhenj të shek. XX.

Ai ishte vëzhgues i hollë i ndryshimeve që pësoi shoqëria italiane pas Luftës së Dytë Botërore deri në mesin e viteve ’70, si dhe një figurë kontroverse, që nxiti polemika dhe debate të pareshtura për shkak të radikalizmit që shfaqi në gjykimet e veta; një kritik i paepur kundër zakoneve borgjeze dhe shoqërisë së konsumit që sapo kishte nisur të lulëzonte në Italinë e viteve ’60-’70.

Product Details
You might also like

Publisher: Botimet Dudaj

Jetë e dhunshme, Pier Paolo Pasolini

Tomazi, Leloja, Xukabi dhe çunakët e tjerë që banonin në mëhallën e barakave, në Rrugën e Maleve të Pjetralatës, si gjithmonë, pas shujtës së mëngjesit, ia behnin në oborrin e shkollës të paktën gjysmë ore para kohe...

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Djem jete, Pier Paolo Pasolini

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.

Price ALL1,000
More
In stock
16 other products in the same category:

Publisher: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini, Ebook

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet. Ky 

Price ALL480
More
In stock

Publisher: Argeta LMG

Jul Cezari, William Shakespeare

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.

Price ALL500
More
In stock

Publisher: Pegi

Përtej botës sime, Sharon M. Draper

Frymëzues dhe tronditës! Ky libër sfidon çdolloj kategorizimi bazuar te mosha: për të vegjlit, është një lexim mjaft i thjeshtë; për adoleshentët e prindërit është një histori që do t’u ndriçojë mendjen dhe do t’i bëjë të reflektojnë.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Vitet, Annie Ernaux

Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që “të shpëtojë” një histori brezash, duke lidhur jetën dhe vdekjen, nën dritën verbuese të bukurisë...

Price ALL1,400
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Xheni Gerhard, Teodor Drajzer

Xheni Gerhard, që vjen nga një familje e varfër dhe punon në hotelin Kolumbus në punon në Ohaio, ku është akomoduar senatori Xhorxh Brender. Edhe pse i suksesshëm ai ende nuk ka krijuar familje.

Price ALL1,000
More
In stock

Publisher: Botime Nazarko

Kolonel Shaberi, Balzak

Pajisur me një personalitet të fortë, sa gjenial, aq edhe kokëfortë, i dashuruar me absoluten, Honore dë Balzak ishte një nga kolosët e letërsisë franceze dhe më i lexuari i gjysmës së parë të shekullit 19-të, njëherazi përfaqësuesi i realizmit evropian.Ndër kryeveprat e tij të shumta, citojmë: “Komedia njerëzore”, “Iluzionet e humbura”, “Xha Gorioi”, etj.

Price ALL220
More
In stock

Publisher: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.

Price ALL1,000
More
Out-of-Stock
Comments (0)