Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers

Search results

There are 957 products.

Showing 25-36 of 957 item(s)

Publisher: IDK

Vrasja e fundit, Anne Holt

Pas romanit "Atë që meriton" të botuar vitin që shkoi, botimet IDK sjellin romanin e ri të Anne Holt, "Vrasja e fundit", me të cilin ajo konfi rmohet si një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë së sotme skandinave, aq të suksesshme sot në mbarë botën.
ALL950
More
Out-of-Stock

Publisher: Pegi

Vrasësi i verbër, Margaret Atwood

"Vrasësi i verbër" është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e...
ALL1,400
More
In stock

Publisher: Living

Vjehrra, Sally Hepworth

E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Vite të zbrazëta, Orhan Kemal

Gjyshja jote i mori prapë të gjitha. Me sa duket, i paska marrë hua nga miqtë dhe fqinjët, për sytë e botës. Dhe tani ua kthyen pronarëve. Kanë të drejtë, apo jo? Besoj se edhe ti je dakord që ato duhej të ktheheshin apo jo?
ALL400
More
Out-of-Stock

Publisher: Te tjere

Vita, Melania G. Mazzucco

Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.
ALL1,050
More
In stock

Publisher: Neraida

Virgjëreshat e Vivaldit, Barbara Quick

Pasi i japin bojë dhe letër dhe i thonë t'i shkruajë nënës së saj, ajo nis të rrëfejë vetveten. E ngujuar brenda mureve të ospedale-s, në pallatet e ndaluara të Venecias, në Geton çifute dhe në botën tunduese dhe sensuale të Karnavaleve ajo përpiqet të gjejë se kush është dhe nga vjen.
ALL800
More
In stock

Publisher: Dituria

Virgjëresha holandeze, Marente De Moor

Në verën e vitit 1936, Zhaku, një mjek holandez e dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e gjermanit Egon Fon Boetigerit, një mik i tij i rinisë. Mjeshtër i skermës, Egon Fon Boetigeri, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara skerme me studentë.
ALL800
More
In stock

Publisher: UET Press

Vila me tri porta, Vera Bekteshi

Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh.
ALL1,250
More
In stock

Publisher: Dituria

Vetëm për ty, Iva Nikolli

Kjo është historia e një motre dhe një vëllai binjak: Xheinës dhe Danielit. Të mbetur jetimë në moshë fare të re, dy të rinjtë detyrohen të gjejnë forca për të përballuar dhembjen e madhe nga humbja e prindërve dhe pastaj për të mbijetuar.
ALL500
More
Last items in stock

Publisher: Albas

Vera ime pa të dashur, Dagmar Hoẞfeld

Marr celularin, çelësat e shtëpisë dhe portofolin, i fus të gjitha në çantën time të preferuar të shpinës, vendos zyet e diellit në kokë dhe në fund mbyll derën e verandës. Një shëtitje në qytet është gjëja e duhur për të shijuar një Summerfeeling.
ALL800
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Vendi im i imagjinuar, Isabel Allende

Ashtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë "i imagjinuar" dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese.
ALL800
More
In stock