Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers

Search results

There are 957 products.

Showing 25-36 of 957 item(s)

Publisher: Living

Amelia, Cathy Gohlke

Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, një njollë turpi...
ALL1,300
More
In stock

Publisher: Dritan Tirana

Amerika ose I zhdukuri, Franz Kafka

Kafka dëshironte ta quante të parin në radhën e romaneve të veta "I zhdukuri" (fjalë pa "K" në gjermanisht); Maks Brodi, botuesi i tij, e quajti këtë roman "Amerika", duke i kthyer veprës "K-në" gjermane, "K-në" e Evropës Qendrore, "K-në" e Jozef K, "K-në në vetvete si "K", me tërë tingëllimën e saj aq të dashur për Kafkën.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Amerikë '62, de profundis, Panos Ioannides

Libri "Amerikë '62" bazohet në shënimet që shkrimtari Panos Ioannides ka mbajtur diku mes tetorit të vitit 1962 dhe majit 1963 gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2003, kur autori po shkruante një roman autobiografik, përdori shënimet e mbajtura dyzet vite më parë, të cilat nuk e kishin humbur emocionin dhe rëndësinë e tyre.
ALL1,400
More
In stock

Publisher: Dituria

Ana Bolena, Hilary Mantel

Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.
ALL1,400
More
In stock

Publisher: Dituria

Ari i rremë, Maro Douka

Ndryshimi i regjimit në Greqi ishte një epokë kalimtare dhe fluide, plot kundërshtime dhe surpriza... Secili më vete dhe të gjithë së bashku kërkonin të pagabueshmen. Disa kërkonin shpërblime dhe disa heshtnin... Pikërisht në atë kohë shfaqet prozatorja e re Maro Douka, që me "Arin e rremë" hap perden dhe e vë gishtin në plagë.
ALL800
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Arkipelagu Gulag, Aleksandër Sollzhenjicin, vol. 1

Arrestimi! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush? Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri?
ALL2,000
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Arlekini, Bernard Cornwell

Ishte koha kur anglezët kapërcyen La Manshin për të luftuar kundër francezëve. Ushtria udhëhiqej nga mbreti, lordët e mëdhenj dhe kalorësit, por do të ishin harkëtarët, njerëzit e thjeshtë, arma sekrete e Anglisë.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Pika pa Siperfaqe

Armëpushimi, Mario Benedetti

Martin Santome, 49-vjeçar i ve, babai i tre fëmijëve të rritur, është në prag të pensionit kur bie në dashuri me Laura Aveljanedën, kolege 24-vjeçare. Më në fund, pas një jete të mundimshme, duket sikur gjërat nisin të marrin rrugë të mbarë për Santomenë, i cili sheh mundësinë e një lumturie të vonuar.
ALL640
More
In stock

Publisher: Pegi

Armëpushimi, Primo Levi

Ai rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Dituria

Aromat e vjeshtës, Grigor Banushi

Në qendër të tij është figura e një gazetari e shkrimtari, i cili shpesh ndodhet në situata të vështira e të gabuara, dhe rrezikon të bëhet pré e intrigave, thashethemeve dhe qëllimeve dashakeqe të njerëzve të ulët e cmirëzinj. Një vend të rëndësishëm në këtë roman zë dashuria dhe heroi përveç shumë udhëkryqeve e dilemave e sheh veten edhe midis dy...
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 8, Gardiani i fundit, Eoin Colfer

Opal Koboi, armike e përbetuar e gjeniut dhe botës sonë, planifikon të asgjësojë racën njerëzore dhe të shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit. Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin.
ALL800
More
In stock

Publisher: Pegi

Asgjë s'i kundërvihet natës, Delphine de Vigan

A arrijmë t'i njohim deri në fund prindërit tanë, misteret, vuajtjet, halucinacionet, fëmijerinë dhe familjen që i ka formuar, e që kanë ndikuar gjithmonë mbi ta dhe mbi ne, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme?
ALL1,000
More
In stock