Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr80.50
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr120.75
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr115.00
More
In stock
All best sellers
Lumturia, Tomas Man
  • Lumturia, Tomas Man

Lumturia, Tomas Man

Botime Nazarko

Kjo përmbledhje me pesë tregime nga periudha më e hershme e Thomas Mann përfshin tregimet Zotëria i vogël Fideman, Palaçoja, Lumturia, Luiz Heni dhe Si u rrahën Japeja dhe Do Eskobari. Këto tregime janë eksperimentale për nga natyra dhe i paraprijnë shumë prej temave për të cilat Mann u bë më vonë i famshëm. 

kr25.30
Quantity
In stock

Description

Title: Lumturia

Category: Novella

Author: Tomas Man

Albanian translator: Gëzim Halilaj

Publisher: Botime Nazarko

Year: 2018

Pgs: 142

Weight: 0.165 kg

ISBN: 978-99943-890-7-0

This book is in Albanian

Mbi librin

Kjo përmbledhje me pesë tregime nga periudha më e hershme e Thomas Mann përfshin tregimet Zotëria i vogël Fideman, Palaçoja, Lumturia, Luiz Heni dhe Si u rrahën Japeja dhe Do Eskobari. Këto tregime janë eksperimentale për nga natyra dhe i paraprijnë shumë prej temave për të cilat Mann u bë më vonë i famshëm. Tregimet e shkurtra, shumica e të cilave janë ironike, post-niçeane dhe skeçe psikologjike, janë prelude interesante të asaj që vjen më vonë por janë gjithashtu të këndshme për t’u lexuar më vete.

 

Mbi autorin

Thomas Mann ishte një romancier gjerman dhe tregimtar, kritik shoqëror, filantropost dhe eseist, i cili fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1929. Ai njihet për serinë e tij të romaneve dhe novelave shumë simbolike dhe shumë ironike, të dalluara për thellësinë e tyre në psikologjinë e artistit dhe intelektualit. Analiza dhe kritika e tij mbi shpirtin evropian dhe gjerman përdor rrëfenja gjermane dhe biblike të modernizuara si dhe ide nga Goethe, Nietzsche dhe Schopenhauer. Vëllai i tij më i madh ishte shkrimtari radikal Heinrich Mann, ndërsa tre nga gjashtë fëmijët e tij, Erika Mann, Klaus Mann dhe Golo Mann, u bënë gjithashtu shkrimtarë të rëndësishëm gjemranë. Kur Hitleri erdhi në pushtet më 1933, Mann u arratis për në Zvicër. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore më 1939 ai iku në Shtetet e Bashkuara nga ku u kthye në Zvicër më 1952. Thomas Mann është një nga eksponentët më të njohur të letërsisë së quajtur Exilliteratur, (Letërsia nga ekzili).

Product Details

Specific References

ISBN
9789994389070
EAN13
9789994389070
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Publisher: OMBRA GVG

I ndërruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.
kr115.00
More
In stock

Publisher: Fan Noli

I huaji, Albert Camus

Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.
kr92.00
More
In stock

Publisher: Morava

Më e ëmbla ëndërr, Doris Lessing

Ky libër të jep një lloj kënaqësie letrare të rrallë, një kënaqësi të tillë, si ato kur të bie në dorë ndonjë roman i humbur prej kohësh i Xhorxh Eliotit apo Balzakut. Pa lexuar as gjashtë faqe, e kupton që ke hyrë në një botë artistike, e cila është ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në imagjinatën tënde dhe që, në njëfarë mënyre, të ndikon.
kr115.00
More
In stock

Publisher: Berk

Vdekja aksidentale e një anarkisti, Dario Fo

Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. 
kr80.50
More
In stock

Reference: SKU000256

Publisher:

Tonio Kregeri, Tomas Man

Title: Tonio KrëgeriCategory: NovelAuthor: Tomas ManAlbanian translator: Donika OmariPublisher: ABCYear: 2007Pgs. 96Weight: 0.10 kg  
kr23.00
More
Out-of-Stock

Publisher: Botimet Dudaj

Vendi i babait, Annie Ernaux

Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe...
kr92.00
More
In stock
You might also like