Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr80.50
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr120.75
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr115.00
More
In stock
All best sellers
  • Out-of-Stock
Bukuroshet e fjetura, Jasunari Kavabata
  • Bukuroshet e fjetura, Jasunari Kavabata

Bukuroshet e fjetura, Jasunari Kavabata

SKU000242
ABC
TitulliBukuroshet e fjeturaAutoriJasunari KavabataPërktheuLili BareShtëpia botueseABC, 2007 Mbi novelën Bukuroshet e fjetura” dhe tregimet e tjera të këtij koleksioni, trajtojnë temën e idolizimit të virgj&eum

Volume discounts

Quantity Unit discount You Save
3 kr15.94 Up to kr47.83
kr16.10
Quantity
Out-of-Stock

Description
TitulliBukuroshet e fjeturaAutoriJasunari KavabataPërktheuLili BareShtëpia botueseABC, 2007 Mbi novelën Bukuroshet e fjetura” dhe tregimet e tjera të këtij koleksioni, trajtojnë temën e idolizimit të virgjërisë, degradimin, fetishimin e trupit etj. Pjesa më e bukur është përshkrimi që Kavabata i bën anatomisë femërore të bukurosheve të fjetura, si dhe këndvështrimi që i jep një të moshuari që e ndjen se është i moshuar, por mjaftueshmërisht i ri për të hyrë në një vend të tillë. Mos prisni surpriza. Më e mira është që të shijoni përshkrimet e autorit. Mbi autorin Jasunari Kavabata, (Yasunari Kawabata), është një shkrimtar i shquar Japonez që fitoi çmimin Nobel në letërsi për prezantimin e mendjes Japoneze në novelat e tij. Lindi në Osaka në 11 qershor 1899 në një familje të kulturuar. I ati ishte mjek, por vdiq kur Kavabata ishte vetëm 3 vjeç. Një vit më vonë, i vdiq edhe e ëma ndërsa në 1914, i vdiq gjyshi. Vetëm një vit më parë, pati humbur gjyshen. Kavabata ra kështu në mënyrë të vazhduar në përballjen me vdekjen e njerëzve të vet dhe kjo eksperiencë la gjurmë të thella te vepra e tij, e cila shpesh trajton problemin e vdekjes apo vetminë e jetës. Te Ditari i një 16-vjeçari, vepër e realizuar pak kohë para se të humbte gjyshin por që u botua më 1925, Kavabata paraqet emocionet e veta nga pikëllimet që i ndodhën.Pas vdekjes së gjyshit, Kavabata u mor nën përkujdesjen e familjes së të ëmës. Gjatë shkollës fillore, u inspirua të bëhej piktor. Pavarësisht se nuk u bë, ruajti interesin për artin përgjatë të gjithë jetës së tij. Vendosi të bëhej shkrimtar ndërsa kryente shkollën e lartë në Tokio. Karriera e tij në letërsi fillon në këtë kohë, kur ai filloi të shkruante ngjarje dhe ese për revista të vogla apo gazeta lokale.Kavabata lexoi autorë kontemporanë Japonezë të shkollës së Thuprave të Bardha dhe përkthime nga shkrimtarë Danezë dhe Suedezë. Që nga fillimi i karrierës së tij, kritikoi shkollën natyraliste, në atë kohë, në modë dhe u afrua me filozofinë më delikate dhe lirike që rridhte nga letërsia Japoneze. Gjatë kohës që ishte student, njohu Kikuchi Kan, një shkrimtar dhe redaktor të revistës Bungei Shunju. Më 1923 u bashkua me stafin e revistës.Kur u laureua më 1924, sëbashku me miq të tjerë, themeloi revistën letrate Bungei Jidai. Kjo revistë ishte pikënisja për një shkollë të re shkrimtarësh, neopercepsionistët, të cilët kritikonin njëkohësisht natyralizmin dhe lëvizjen e Shkrimtarëve Proletarë të orientuar politikisht. Më 1954 u zgjodh anëtar i Akademisë Japoneze të Arteve. Ai fitoi çmimin Nobel në letërsi më 1968. Kreu vetëvrasje më 16 prill 1972.
Product Details
SKU000242
0
16 other products in the same category:

Publisher: Botimet Dudaj

Shtëpia e gjelbër, Mario Vargas Llosa

Është historia e një qendre të vogël province dedikuar bujqësisë dhe tregtisë së gjase së gjallë, e cila shndërrohet në një qytet të madh e të zhurmshëm modern, me fabrika, qiejgërvishtës dhe automobila.
kr172.50
More
In stock

Publisher: Elena Gjika

Pishtari në veshin tim, historia e një jete, Elias Canetti, vol. 2

"Pishtari në veshin tim" është vëllimi i dytë i tetralogjisë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti. Vëllimi i parë, "Gjuha e shpëtuar", iu dha lexuesit shqiptar para disa muajsh, çka shënoi edhe fillimin e botimit të veprës madhore të këtij shkrimtarit në vendin tonë.
kr103.50
More
In stock

Publisher: Buzuku

Qeni i pranverës, Patrick Modiano

Në vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë.
kr92.00
More
In stock

Reference: SKU001593

Publisher: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.
kr46.00
More
In stock

Reference: SKU001315

Publisher: Tirana Times

Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, Herta Muller

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.
kr92.00
More
In stock

Publisher: Elena Gjika

Gjuha e shpëtuar, histori e një rinie, Elias Canetti

Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.
kr103.50
More
In stock

Publisher: Botime Nazarko

Tonio Krëgeri, Tomas Man

Tonio Kregëri është një novelë pjesërisht autobiografike nga Thomas Mann, fillimisht e botuar në vitin 1903. Novela eksploron problemin e artitstit i cili, në përkushtim me zanatin e vet, përballet me antitezën e shpirtit dhe të jetës.
kr25.30
More
Last items in stock

Reference: SKU001323

Publisher: Te tjere

Nata e njëmijë e Një netëve, Nagib Mahfuz

Heroina arabe, Sheherazadja, që arriti të ushqente mirësi në shpirtin e sulltanit gjakpirës, vejushat dhe gratë e hijshme, xhelatët dhe shërbëtorët e sulltanit, xhindet që enden në errësirën e natës, në kërkim të shpirtrave, marrin jetë në një tjetër vepër, pas përrallave të njohura arabe "Një mijë e një net".
kr69.00
More
In Stock

Publisher: OMBRA GVG

I ndërruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.
kr115.00
More
In stock

Publisher: IDK

Misteret, Knut Hamsun

Knut Hamsun, romancier e poet norvegjez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më me ndikim në letërsinë moderne. Thomas Mann – i e quante Hamsunin pasardhës të Dostojevskit e të Niçes.
kr126.50
More
Out-of-Stock

Publisher: Elena Gjika

Narcisi dhe Gojarti,Histori e një miqësie, Hermann Hesse

Historinë e miqësisë midis Narcisit të talentuar, erudit e asket, dhe Gojartit, një artist endacak e gjenial, autori e vendos në mesjetën legjendare të katolicizmit manastiror, e cila është një prej epokave historike më të parapëlqyera në krijimtarinë e tij letrare.
kr138.00
More
In stock