Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6.56 7.29
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14.05 15.62
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9.37 10.41
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Nga Kafka te Kafka, Maurice Blanchot
  • Nga Kafka te Kafka, Maurice Blanchot

Nga Kafka te Kafka, Maurice Blanchot

Arka e Noes

"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.

11.45
10.31 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Nga Kafka te Kafka

Original: 

Category: Novel

Author: Maurice Blanchot

Albanian translator: Balil Gjini

Publisher: Arka e Noes

Year: 2021

Pgs: 250

Weight: 0.3 kg

ISBN: 978-9928-4639-1-3

This book is in Albanian

Mbi librin

"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.

– Vepra e Kafkës është kjo tablo që quhet vdekje, por është edhe veprimi i errësimit, apo i fshirjes së saj. Por, njëlloj si vdekja, ajo s'mund të errësohet, përkundrazi, shkëlqen admirueshëm prej asaj orvatjeje të kotë që bëmë për ta shuar. Ja përse ne e kuptojmë veçse duke e tradhëtuar dhe leximi ynë vërtitet ankthshëm rreth një keqkuptimi.

– Do të ishte e padrejtë – dhe qesharake - të thonim se te çdo shkrimtar ka një Brod dhe një Kafkë, se shkruajmë veçse kur kënaqim pjesën aktive të vetvetes, se bëhemi të famshëm veçse kur, në një farë çasti, i besojmë përkushtimit të pakufishëm të një miku. Padrejtësi do të ishte po t'i jepnim Kafkës të gjithë meritën e pastërtisë letrare – ngurimin para shkrimit, refuzimin për të botuar, vendimin për ta shkatërruar veprën – dhe po t'i ngarkonim kopjes së fuqishme miqësore të gjitha përgjegjësitë që janë të lidhura me administrimin tokësor të një vepre shumë të lavdishme.

Product Details
9789928463913
978-9928-4639-1-3
16 other products in the same category:

Reference: 2321

Publisher: Plejad

Rikthimi tek etërit tanë, Ndricim Kulla

Anija jonë e identitetit dhe kulturës nuk duhet ta humbasë busullën, edhe pse pështjellim dhe turbulencë akoma dhe më e shpeshtë do të karakterizojë kohën tonë. Nuk duhet të dalim kundër rrymës, pasi nuk mundemi, por edhe s'duhet ta lëmë veten "të na marrë rrjedha".
6.56 7.29
More
In Stock

Publisher: Zenit Editions

Tradita moderne në letrat shqipe, Luan Topçiu

Veprat e shqyrtuara në këtë libër janë pjesë e denjë dhe shembullore e letërsisë sonë kombëtare, jo vetëm për vendin që zënë ato në hierarkinë e vlerave, por dhe si formula të reja provokative që shërbejnë për të çuar në udhë të reja, në zhvillime të reja, të panjohura në letërsinë shqipe si pjesë e spiritualitetit të njërit prej popujve më të vjetër të...
7.50 8.33
More
In stock

Reference: 2978

Publisher: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

E dua Dostojevskin, sepse deformon me koherencë, furi dhe pa masë. E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur.
11.24 12.49
More
In Stock

Reference: SKU001429

Publisher: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.
18.74 20.82
More
Out-of-Stock

Reference: 2292

Publisher: Te tjere

Ese të letërsisë shqipe, Ernest Koliqi

Në kohën që kjo kritikë përjashtonte nga procesi i komunikimit letrar një pjesë të mirë të veprave dhe autorëve të traditës shqipe si dhe të veprave të bashkëkohore, Koliqi i rimerrte edhe njëherë ata sa për t'iu kundërvënë harresës që kritika zyrtare shqiptare synonte për këtë lloj letërsie aq edhe për të sjellë vende të reja për këta autorë.
8.43 9.37
More
In Stock

Reference: SKU001485

Publisher: Naimi

Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Eldon Gjikaj

Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qendrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja.
4.68 5.21
More
In Stock

Publisher: Naimi

Shtegtimi i miteve, Ermira Ymeraj

Libri studimor i Ermira Ymerajt, "Shtegtimi i miteve, nga religjioni e folklori në letërsi", thuajse është një temë e veçantë në planin e shqyrtimit të kësaj materie, sa të lashtë për përvojën njerëzore, aq edhe të re për fushën studimore albanologjike.
6.56 7.29
More
In stock
You might also like

Publisher: Pema

Gjyqi (Procesi), Franz Kafka

Të gjykohesh për një faj që nuk e di, nga disa gjykatës që nuk i sheh dhe në emër të një ligji që askush s’e thotë, e tillë mund të jetë përmbledhja e kësaj historie të jashtëzakonshme që ka zënë vend në fondin e artë të letërsisë botërore, duke e bërë Franz Kafkën që të jetë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
8.43 9.37
More
In stock

Publisher: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 
11.24 12.49
More
In stock