

Banner
Një mbrapshti që nuk e di në do të ndodhë, të shkakton trazirë, sepse mbi të gjitha, shpreson deri në fund që të mos jetë e vërtetë ; por kur e di që kjo mbrapshti është e sigurt, përkundrazi, zhytesh për ca kohë në një qetësi të poshtër.
Title: Përçmimi
Original: Il disprezzo
Category: Novella
Author: Alberto Moravia
Translator: Aida Baro
Publisher: Pegi
Year: 2019
Pgs: 232
Weight: 0.304 kg
ISBN: 978-9928-233-87-5
This book is in Albanian
Publisher: Argeta LMG
Edmondo De Amiçis rrëfen udhëtimin e tij në Stamboll, duke treguar eunukët, konkubinat flet për Topkapinë e Shën Sofinë, për Pazarin e Madh dhe Bririn e Artë, për Urën e Gallatës dhe Xhaminë e Sulejmanit, për magjitë e humbura të të “Qytetit të pakrahasueshëm”.
Publisher: Botimet Dudaj
Gjithçka shpejton dhe rrokulliset në një vorbull të pashmangshme dhe gazmore. Një roman që alternon ritmin e rokut, lehtësinë e komedisë brilante dhe thellësinë e kohës që ndryshon dhe modifikon gjithçka.
Publisher: Aleph
Qytetet e padukshme, më i bukuri i librave të Italo Calvinos, vërtit nëpër ajër ide, aluzione dhe zhbirime imagjinative marrafrymëse në çdo faqe të vetën. Çdo herë që kthehet prej udhëtimeve të veta, Marko Polo përshkruan Kublai Kanit qytetet që ka parë...
Publisher: Pegi
“Mish dhe qiell” është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t’i shoqërar lexuesit, veçanërisht të rinjtë, në botën e poetit Pier Paolo Pasolini.
Publisher: Living
Një e shkuar e errët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të rinj që kanë qenë pjesë e Rezistencës Italiane dhe e kanë mësuar Françeskën të mos i besojë askujt në këtë jetë. Por të luftosh deri në fund për idealin, do të thotë të bësh zgjedhje që të ndryshojnë të ardhmen, zgjedhje që e kanë një çmim, zgjedhje që fshehin sekrete, për të cilat nuk duhet të ketë...
Publisher: Pegi
Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.
Publisher: Botimet Dudaj
Ai mund të zgjidhte një institut më me emër, por mësimdhënien e ka pasion dhe të ndihmojë të rinjtë e talentuar në një realitet të ashpër e shpesh zhgënjyes përbën një sfidë që e entuziazmon dhe e pasuron shpirtërisht.
Publisher: Toena
I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, që fillon me romanin "Indiferentët" dhe përfundon me romanin "Jeta intime", "Mërzia", botuar në vitin 1960, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale. Është një histori krizash, dështimesh, zhgënjimesh.
Publisher: Botimet Dudaj
“Duket sikur Menuja është shndërruar në një shpirt që na vigjilon përmbi krye e që nuk do të gjejë prehje derisa t’u bindemi urdhrave të saj”.
Publisher: Dritan Tirana
Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çorienton me aftësinë për t’u rinovuar duke ndjekur rrymën. Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë.
Publisher: Dituria
Një roman i shkëlqyer psikologjik... Vetëm Moravia m und të shkruante një vepër kaq të përsosur dhe që të bën të mendosh..."
Publisher: Botimet Dudaj
Doja të bëja një trilogji përvojash mbi mënyrën e realizimit të qenieve njerëzore: te Kalorësi i paqenë - arritjen e ekzistencës; te Viskonti i përgjysmuar - aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria; te Baroni rebel - një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje...
Publisher: Toena
10 të rinj largohen nga Firencia në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij. Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, të zbukurojnë ditët e tyre, të kuptojnë moralin e kohës,
Publisher: OMBRA GVG
Në jetën e Arturos nuk shfaqet asnjë figurë femërore, përveç fotografisë së venitur të nënës së tij e cila ka vdekur duke sjellur në jetë të birin, dhe të cilën ai e ka hyjinizuar si një mbretëreshë. Një ditë babai sjell në shtëpi nusen e tij të re, e cila është moshatare me Arturon, një nënë-fëmijë që pa dashje shënon një kufi midis fëmijërisë së...
Një mbrapshti që nuk e di në do të ndodhë, të shkakton trazirë, sepse mbi të gjitha, shpreson deri në fund që të mos jetë e vërtetë ; por kur e di që kjo mbrapshti është e sigurt, përkundrazi, zhytesh për ca kohë në një qetësi të poshtër.