- Reduced price
Reference: 2804
Reference: 2804
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Shkretëtira e Tartareve, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20 të.
Title: Shkretëtira e Tartarëve
Original: Il deserto dei Tartari
Category: Novella
Author: Dino Buzzati
Translator: Dritan Çela
Publisher: Ombra-GVG
Year: 2022
Pgs: 304
Weight: 0.342 kg
ISBN: 978-9928-06-331-1
This book is in Albanian
Mbi librin
“Shkretëtira e Tartarëve”, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20-të. Buzzati e kishte marrë ngacmimin për subjektin e kësaj vepre nga poema e Kavafit, Në pritje të Barbarëve...
Djaloshi Xhovani Drogo një oficer i ri, dërgohet me një garnizon me shërbim në Kalanë e Bastianit, një postë e vjetër kufi- tare, e cila ndodhet në një rajon kufitar me shkretëtirën.
Por çfarë e shtyn atë mbas shumë vitesh që të refuzojë kthimin në qytet, –ku miqtë e tij të ngushtë shijojnë sukseset e jetës dhe janë bërë familjarë të mirë– dhe të qëndrojë vit pas viti në atë kështjellë të humbur në kohë dhe hapësirë, ku ardhja e një armiku të mundshëm, nuk shfaqet kurrë.
Gjatë qëndrimit të kështjellën e Bastianos, Drogo takohet me Kapiten Ortizin, gjithashtu në pritje të armikut, heroikun Angustina që refuzon qytetin dhe pret vdekjen pa frikë, me cinikun Laterio, Tronkun, Montin dhe Simeonin, pasqyra e hipokrizisë njerëzore.
Ditët dhe muajt kalojnë dhe, kur kanë arritur në fund të jetës, atmosfera shfaqet e projektuar në një dimension joreal. Pas 15 vitesh pritjeje haluçinative më në fund shfaqen tartarët.., por Drogo dergjet në shtrat i vetmuar në një hani, i vetëm duke pritur vdekjen pa pasur frikë prej saj.
* * *
Dhoma është përmbytur nga terri, vetëm me zor të madh mund të dallohet bardhësia e krevatit dhe gjithçka tjetër është e zezë. Mbas pak duhej të dilte hëna.
A do të arrijë ta shohë Drogo, apo do t’i duhet të iki më parë? Dera e dhomës rreh me një krëkëllimë të lehtë. Ndoshta është një shtjellë ere, një vorbull e thjeshtë ajri e këtyre netëve të trazuara pranverore. Por përkundrazi, ndoshta është ajo që hyri me çap të lehtë dhe tani po i afrohet kolltukut të Drogos. Duke mbledhur forcat, Xhovani drejton paksa torsin, ndreq me njërën dorë jakën e uniformës, hedh sërish një vështrim jashtë dritares, një shikim tejet të shkurtër, për pjesën e tij të fundit të yjeve. Pastaj në terr, edhe pse askush nuk e sheh, vë buzën në gaz.
* * *
Buzzati i vendos historitë në kufirin misterioz, metafizik dhe shpeshherë të pandashëm mes reales dhe joreales. Këtu qëndron gjithë sharmi magjik i veprës së tij.
Publisher: OMBRA GVG
Publisher: OMBRA GVG
Reference: SKU001014
Publisher: Dy lindje dhe dy perëndime
Publisher: OMBRA GVG
Reference: SKU001618
Publisher: OMBRA GVG
check_circle
check_circle