Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7.29
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10.93
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10.41
More
In stock
All best sellers
Gjarpri dhe heronj të tjerë, Bashkim Shehu
  • Gjarpri dhe heronj të tjerë, Bashkim Shehu

Gjarpri dhe heronj të tjerë, Bashkim Shehu

Toena

Një ekip i vogël i një televizioni privat perëndimor mbërrin në Shqipëri për një reportazh mbi gjendjen e gruas në fillimet  shekulli XXI në këtë vend. Nis një aventurë erotike – plot peripeci, tensione, ambiguitete – midis drejtueses së ekipit televiziv, një gazetare që është edhe militante e një organizate feministe, dhe shoqëruesit vendas...

7.29
Quantity
In stock

Description

Title: Gjarpri dhe heronj të tjerë
Original: Gjarpri dhe heronj të tjerë
Category: Novel
Author: Bashkim Shehu
Publisher: Toena
Year: 2004
Pgs: 312
Weight: 0.34 kg
ISBN: 999271880 3


Mbi librin


Një ekip i vogël i një televizioni privat perëndimor mbërrin në Shqipëri për një reportazh mbi gjendjen e gruas në fillimet  shekulli XXI në këtë vend. Nis një aventurë erotike – plot peripeci, tensione, ambiguitete – midis drejtueses së ekipit televiziv, një gazetare që është edhe militante e një organizate feministe, dhe shoqëruesit vendas, njeri i letrave që vuan nga ndjenja e “shkrimtarit të dështuar”, tani rrëfenjës në vetën e parë:

Vendosa, më së fundi, të shkruaj rrëfenjën e vuajtjeve të mia, vuajtje të shkaktuara nga një ndërlikim sentimental dhe të ndërthurrura me shfaqjen e një shenjtoreje dhe sozisë së Adolf Hitlerit.

Në këtë fjali të parë gjendet si në një embrion tematika që do të shtjellohet gjatë romanit, si dhe tonaliteti i tij, humor dhe dhumbje.

Në një momend të caktuar të historisë erotike, shfaqet dhe filon e shpaloset paralelisht bota e shenjtores, një shëronjëse që pretendon të frymojë realitete të përtejme. Nuk është thjesht një mashtruese: etja materjaliste për para është pjesë e një marrëzie që ushqehet në mënyrë të ccuditshme nga burime të ndryshme apo edhe nga të kundërta mistiko-fetare.

Është një marrëzi që, dashur padashur, hedh dritë mbi ndërlikimet erotike të protagonistëve, mbi karakterin e dyfishtë të ndjenjave dhe motivimeve njerëzore, që nga ato më intimet, deri te idealet më të mëdha, duke e orientuar rrëfimin në një udhëtim të papërfunduar drejt viseve të errëta e të panjohura të shpirtit.





Product Details

Specific References

ISBN
9992718803
EAN13
9992718803
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Publisher: IDK

Vrasje në Amsterdam, Ian Buruma

Ishte një krim që bëri bujë: në një ditë të ftohtë nëntori, një i ri musliman vrau në mes të Amsterdamit regjisorin e famshëm e kontravers Theo Van Gogh
7.29
More
In stock

Të jesh i bukur dhe të vdesësh, Kostis Palamas

Në qendër të novelës homonime gjendet protagonisti, një djalë i ri, Mitro Rumelioti, i cili refuzon të pranojë invaliditetin e tij, shëmtinë fizike dhe himnizon kultin e shëndetit dhe të bukurisë trupore që barazon forcën me hijeshinë, në një gërshetim niçean dhe sentimentalist. Heroi nuk pranon mendësinë sunduese për të jetuar vetëm për hir të jetës, me...
7.29
More
In stock

Publisher: Bota Shqiptare

Atje ku mali takon hënën, Grace Lin

Mbrëmjeve, babai i rrëfen përrallat e lashta për Dragoin Jade dhe për Plakun e Hënës që di përgjigjet e të gjitha pyetjeve të botës. E frymëzuar nga ato histori, Minlija ndërmerr një udhëtim të jashtëzakonshëm për të gjetur Plakun e Hënës, që ta pyesë se si mund të ndryshojë fatin e familjes së saj.
10.41
More
In stock

Publisher: Toena

Ditët e lakuriqëve të natës, Namik Dokle

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi.
7.29
More
In stock

Publisher: Minerva

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort...
15.62
More
In stock

Publisher: Argeta LMG

Këmbënyjëtuarit, Flogerta Krypi

Mjafton një çast për të ndryshuar një jetë përgjithmonë. Kështu mendojnë të gjithë. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Jeta nuk ndryshon. Ajo është njëlloj si vdekja. E njëtrajtshme. Ajo çfarë ndryshon është mënyra sesi ne shohim botën, përditshmërinë, njerëzit rreth nesh. Disa e quajnë rritje, maturi, forcë, mbijetesë. Emërtimet janë të shumëllojshme. Unë...
7.29
More
In stock

Publisher: Fishta

Serafin Fanko, Felini i teatrit shqiptar, Stefan Çapaliku

Dramaturgu Stefan Çapaliku rrëfen përmes një monografie “Serafin Fankon, si Felin i teatrit shqiptar”. Teksa na tregon se njohja e tij profesionale me artistin shkodran ka nis në vitin 1994, me dramën “Gjurmë mbi borë” e më pas me “Ftesë në darkë”, shpjegon edhe arsyet se përse për të, Fanko ka qenë një artist i kalibrit evropian.
10.41
More
Out-of-Stock

Publisher: Albas

Këngët e Milosaos, Jeronim De Rada

Është menduar që, veçanërisht për nxënësit, studentët dhe lexuesit e specializuar, të përfshihet në këtë botim edhe varianti origjinal arbëresh (botimi I, 1836). Botimi shoqërohet me disa vlerësime kritike, që studiues të njohur i kanë bërë veprës dhe figurës së De Radës, si dhe me pasthënie nga studiuesja Lili Sula.
7.29
More
In stock

Publisher: Bota Shqiptare

Mendo si murg, Jay Shetty

• Si të kapërcesh negativitetin • Si të ndalosh shtjellën e mendimeve të tepërta • Pse mëshira e vret dashurinë • Si ta përdorësh frikën • Pse nuk e gjen lumturinë duke e kërkuar • Si të mësosh nga të gjithë • Pse nuk barazohet vetja me mendimet që ke
12.49
More
In stock

Publisher: UET Press

Gjakmarrja, Teuta Vodo

Ky libër dëshmon për një punë të madhe në planin empirik, duke pasur parasysh morinë e hulumtimeve të kryera. Në të njëjtën kohë, është një objekt kërkimor që favorizon përgjithësimin e regjimeve rregulluese shoqërore dhe politike të shoqërive dhe trasformimeve të tyre. Fenomeni i gjakmarrjes është studiuar në lidhje me institucionet shtetërore përgjatë...
12.49
More
In stock

Publisher: Erik Botime

Enigma E.Y. dhe Kalorësit Dardanë, Moikom Zeqo

Është një libër metaforik në një kuptimshmëri të shumëfishtë që i kapërcen shumë libra të tjerë ndonëse të famshëm, ndonëse më “seriozë”. Përzgjedhja e këtyre tregimeve përbën një mozaik kujtese. Ka në to një intimitet dhe një ringjallje të sagave virtuale ilire dhe të simfonisë universale të detit.
8.33
More
In stock

Publisher: Albas

Udha për te fari, Virgina Woolf

Një roman i krijuar për të vëzhguar dhe përshkruar me imtësi shpirtin njerëzor, të gjitha ato grimca të panumërta që sulmojnë përditë vetëdijen. Mungon prania e një tregimtari të kudondodhur dhe përshkrues i detajeve. Duket sikur personazhet jetojnë në një botë të rrëmujshme, të rrethuar nga njerëz, por edhe nga vetmia e tyre…
10.41
More
In stock

Letra e verdhë e murit, Charlotte Perkins Gilman

Eshtë e verdha më e çuditshme, ajo e asaj letre muri. Më bën të mendoj  për të gjitha gjërat e verdha që kam parë, -jo ato të bukurat si e zhabinave, por të verdhat e mëhershme, gjërat e këqija të verdha.
3.12
More
In stock
You might also like

Reference: SKU000884

Publisher: Toena

Mozart, me vonesë, Bashkim Shehu

Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, "Cosí fan tutte", në Shqipërinë e viteve '60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm.
7.29
More
Out-of-Stock