Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • Out-of-Stock
Gjenerali Kallugin: te eleminohet, Eugjen Strigin
  • Gjenerali Kallugin: te eleminohet, Eugjen Strigin

Gjenerali Kallugin: te eleminohet, Eugjen Strigin

SKU000694
Shtepia Botuese 55
TitulliGjenerali Kallugin: të eleminohetbota me sytë e KGB-sëAutoriEugjen StriginPërktheu nga origjinaliNikolla SudarShtëpia botuese55, korrik 2008f. 372Pesha: 0.61 kg. Mbi LibrinApatia e krekrëve të BRSS-s dhe lufta pa ide për k

Volume discounts

Quantity Unit discount You Save
3 ALL987 Up to ALL2,962
ALL1,000
ALL900 Save 10%
Quantity
Out-of-Stock

Description
TitulliGjenerali Kallugin: të eleminohetbota me sytë e KGB-sëAutoriEugjen StriginPërktheu nga origjinaliNikolla SudarShtëpia botuese55, korrik 2008f. 372Pesha: 0.61 kg. Mbi LibrinApatia e krekrëve të BRSS-s dhe lufta pa ide për kolltuk ishin tipare karakteristike të periudhës sovjetike. Kapot shpërblenin shoku-shokun me medalje dhe privilegje, kurse paaftësinë për të drejtuar e mbulonin me mashtrime. Në mbarë vendin ishte krijuar aristokracia komuniste. Përballja personale e Boris Jelcinit me Mihail Gorbaçovin në luftën e brendshme politike, krijoi humnerën e hipokrizisë, të mashtrimit dhe të gënjeshtrës bizantine.Por pakënaqësia e pavetëdijshme popullore po rritej dhe në rrethana të volitshme ajo do të shpërthente. Turbullirat pak nga pak përfshinë tërë vendin, duke krijuar kështu një kërcënim të plotë dhe të pamëshirshëm e, duke shkurorëzuar mitin, gjoja të pathyeshmërisë së kështjellës së socializmit triumfues. KGB-ja, që përfaqësonte shërbimin sekret më të fuqishëm në botë, u tregua e paaftë për mbrojtjen e supershtetit, i cili nga fillimi i viteve 90` pushoin së ekzistuari. Nga tempi dhe përmasat, shkatërrimi i BRSS-s nuk njeh precedentë në historinë botërore....Në letrën e datës 20 mars 2000, dërguar Putinit, ish-gjenerali i KGB-së, Oleg Kallugini, shkruante:“...Në dhjetor të vitit të kaluar (1999), ju rivendosët në murin e Lubjankës pllakën përkujtimore kushtuar Juri Andropovit, pasuesit shpirtëror të “princit të revolucionit të tetorit”, Feliks Xherxhinskit, i cili ka simbolizuar despotizmin komunist...Në ndërgjegjie ju mbani pasojat e raprezaljeve më të përgjakshme kundër popullit tuaj. Nën maskën e luftës kundër terrorizmit, keni zhdukur me mijëra pleq, gra e fëmijë të pafajshëm. Ju i shpallët çeçenët organizatorë të akteve terroriste në Moskë dhe Volgodonsk, pa paraqitur deri më sot asnjë dëshmi të pjesëmarrjes së tyre në këto krime.Në këtë situatë, isha i detyruar të kërkoja azil politik në botën e lirë, duke shpresuar se si i arratisur politik, do të isha në gjendje të jetoja jashtë kufijve të Rusisë, me ndjenjën e dinjitetit dhe sigurisë.”...Por nën flamurin e luftës “për demokraci” dhe transformimin e Rusisë e të shërbimeve të saj sekrete, gjeneral Kallugini u dorëzoi amerikanëve gjithçka mundi duke i bërë një dëm të pandreqshëm Rusisë. Me ndjenjën e përmbushjes së detyrimit ndaj CIA-s, ai braktisi shtëpinë e tij të vërtetë për SHBA-në.Më 26 qershor 2002, Gjykata e qytetit të Moskës e cilësoi Oleg Danilloviç Kluginin fajtor dhe e dënoi (në mungesë) më 15 vjet privim lirie, në izolim të rreptë. Kalluginit gjithashtu iu mohuan titujt, gradat dhe pensioni.
Product Details
Shtepia Botuese 55
SKU000694
0
16 other products in the same category:

Lufta e Trojës, Robert Thomanikaj

Historia e Lufës së Trojës vjen në këtë studim të ri shqiptar pa ndonjë teori të re apo variant të ri të saj, por sidoqoftë vjen me mjaft detaje të reja në variantin e një lufte dhe konflikti të gjatë fetar. Kombet dhe nacionet, siç pëlqejnë disa studjues ti trajtojnë këto entitete në këtë konflikt, nuk luajnë kurrfarë roli në 'të. Autori ka zbërthyer...
ALL630 ALL700
More
In stock

Publisher: M&B

Dibra në prak të historisë, Haki Stërmilli

Sa sosi Esatin në Peshkopi i thirri krerët e Dibrës dhe kërkoi t’i japin besën për një bashkëpunim. Nji numër i këtyne krerëve malësorë, si: Selim Dema, Tafë Kaziu, Maliq Bej Jegeni, Xhelal Zogu, Kurt Kodra, Dine Hoxha, Jusuf Bej Hysenagolli, Selim Noka, Dervish Lusha, Sufë Xhelili, Ibrahim Tahiri, Ali Bej Zajmi, Kadri Maqellara e të tjerë e përcollën...
ALL1,350 ALL1,500
More
In stock

Reference: 2107

Publisher: Tirana Times

Të dalësh nga rrugica e maces, Manuel Montobbio

Montobbio shkon përtej përpjekjes për të kuptuar duke përcaktuar njëkohësisht edhe disa pika orientimi, duke shtjelluar elementet e një projekti të përbashkët bashkëjetese. Sot bëhet fjalë që të ndërtohet një vizion i përbashkët mbi zhvillimin e qëndrueshëm, paqen dhe demokracinë si ide – forca për qeverisje globale.
ALL900 ALL1,000
More
In Stock

Publisher: Te tjere

Me apo pa Amerikën, Ylli Polovina

Ky botim analizon të gjitha rrethanat dhe dilemat nëse ky raport shtetesh ka ardhur prej nevojave politike dhe gjeostrategjike apo është një rrjedhim i thellë, i të gjitha përmasave, jo vetëm historike dhe sociale, por mbi të gjitha shpirtërore.
ALL900 ALL1,000
More
In stock

Publisher: Toena

Bishti i kometës, Besnik Mustafaj

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?
ALL900 ALL1,000
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Shqiptarët Dhe shtetformimi ndër Pashallëqet, Dora D'istria

Nëse në historiografinë bashkëkohore shqiptare etapat historike analizohen dhe vlerësohen sipas parimit të rolit të masave në zhvillimet historike, përkundër në këtë punim filli përçues i trajtimit historiografik është roli i protagonistëve individualë që marrin përsipër të kryejnë kthesa të mëdha historike në jetën politike të një populli.
ALL900 ALL1,000
More
In stock

Reference: SKU001306

Publisher: Toena

Ju flet Tirana, Kujtime nga RTSH, Agron Çobani

"Ju flet Tirana" është libri më i ri i cili ka si autor Agron çobanin. Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme në periudha kyce, Agron çobani sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe...
ALL900 ALL1,000
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001091

Publisher: Onufri

Shqiptarët në kërkim të një fati të ri, Ismail Kadare

Në jetën e popujve qëllon shpesh që problemet e mëdha shfaqen në trajtë ciklike. Ky riciklim tregon se hallet e mëdha të mbetura pa zgjidhje, e trazojnë në stinë të ndryshme, njëlloj si tërmetet, ndërgjegjen e këtyre popujve. Ato më së shumti quhen faj i të tjerëve, shpesh në mënyrë përdëllyese poetizohen si fat tragjik dhe vetëm rrallëherë konsiderohen...
ALL270 ALL300
More
In stock