- Reduced price
Reference: 2804
Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Një djalosh i pashëm, me moshë sa gjysma e saj, që tundohet nga pasja. Nuk mund të bëhet bir për shpirt i askujt, por duhet të gjejë shtegun për të shtënë në dorë pasurinë. E lehtë nuk është, por jo dhe aq e vështirë për dikë që ka studiuar psikologji...
Titulli: Zoti qeshi deri në fund
Kategoria: Roman
Autori: Raimonda Belli Gjença
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 368
Pesha: 0.450 kg
ISBN: 978-9928-366-90-0
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Paraja është gjithçka dhe asgjë. Mund të ta lehtësojë jetën, por nuk të ndih ta blesh atë. Të qenit i pasur të jep ndjesinë e zotërimit. Jo vetëm të asaj që ke, por edhe të asaj që sheh dhe dëshiron ta kesh. Me çdo kusht; pa e vrarë mendjen për jetën e tjetrit. Fuqia e parasë njehsohet me fuqinë e zotëruesit. Paraja zgjon lakminë, duke shkatërruar vlerat morale të individit.
Kjo frymë përshkon romanin “Zoti qeshi deri në fund”. Personazhe pa emër, të identifikuar sipas profesionit, të mbledhur në një ndërtesë plot luks, jo për shkak të lidhjes së gjakut, por për t’i ikur vetmisë. Ajo që i ka bërë bashkë, një grua e suksesshme në bizneset e saj, e ka gjetur si një mënyrë për të projektuar të ardhmen. Ata jetojnë të tashmen, në një rutinë të pandryshueshme deri ditën kur shfaqet dikush, që vjen nga larg. Djaloshi, më i riu ndër ta, e di se ku shkel. Ka ardhur me një porosi, që duhet ta përmbushë, si amanetin e shenjtë të dikujt, që nuk rron më. Ai është i vendosur për ta mbajtur fjalën, deri në çastin që djalli me ngjyrë të florinjtë nuk i zapton shpirtin. Pas kësaj, historia merr tjetër udhë...
Një grua që s’ka shumë që i ka kaluar të pesëdhjetat, me një histori të trazuar sentimentale, tashmë të lënë pas krahëve, me shumë mundim. Një djalosh i pashëm, me moshë sa gjysma e saj, që tundohet nga pasja. Nuk mund të bëhet bir për shpirt i askujt, por duhet të gjejë shtegun për të shtënë në dorë pasurinë. E lehtë nuk është, por jo dhe aq e vështirë për dikë që ka studiuar psikologji... Preja e tij është e brishtë. Ai i merr ndër duar mendjen dhe shpirtin... Një përballje me kundërshtarë: Ndjenja dhe Interesi.
Midis trillerit dhe dramës, kjo histori do t’ju mbajë pas vetes, derisa të keni kthyer faqen e fundi
Publisher: Toena
Publisher: Onufri
Publisher: Fan Noli
Publisher: Onufri
Publisher: Toena
Publisher: Onufri
Publisher: Naimi
Publisher: Onufri
Publisher: Toena
Publisher: AIIS - Tirana Times
Reference: SKU000661
Publisher: Onufri
Publisher: Albas
Reference: SKU000645
Publisher: Onufri
Publisher: Onufri
Publisher: Onufri
Publisher: Toena
check_circle
check_circle