Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr80.50
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr120.75
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr115.00
More
In stock
All best sellers
Qyteti në dëborë, Beka Kurkhuli
  • Qyteti në dëborë, Beka Kurkhuli

Qyteti në dëborë, Beka Kurkhuli

Tregimet e Qytetit në dëborë flasin për realitetin e një kombi ‘periferik’ në kërkim të një kontakti më të ngushtë me Europën. Lufta midis gjeorgjianëve dhe abhazistëve (“Vrasës”), lidhja e dashurisë midis një vajze dhe një djali në sfondin e krizës energjetike të viteve 1990 (“Qyteti në dëborë”), jeta e përditshme e një të verbëri të lëkundur mes nostalgjisë dhe zemërimit (“Pashë një ëndërr”), kujtimet e rinisë në një Tbilis multietnik të kohës sovjetike (“Një mbrëmje”): libri është një mozaik i përbërë nga histori personale dhe ngjarje që kanë shënuar historinë e Gjeorgjisë.

kr92.00
Quantity
In stock

Description

Title: Qyteti në dëborë

Original: The City in the Snow

Category: Short Stories

Author: Beka Kurkhuli

Albanian translator: Kujtim Ymeri

Publisher: Dituria

Year: 2021

Pgs. 166

Weight: 0.240 kg

ISBN: 978-9928-292-97-1

This book is in Albanian

Product Details

Specific References

ISBN
9789928292971
EAN13
9789928292971
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Publisher: Muza

Miqësi e ndaluar, Anne-Marie Conway

A është vërtet Lizi fëmijë i vetëm? Pse është zhdukur babai i Bisë? Dhe pse, teksa pushimeve u vjen fundi, vajave u ndalohet të takohen sërish?
kr92.00
More
In stock

Publisher: Living

Veriti, Colleen Hoover

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.
kr138.00
More
In stock

Reference: SKU001744

Publisher: Skanderbeg Books

Zgjerimi i fushës së luftës, Michel Houellebecq

Personazhi i kësaj historie, një i ri tridhjetëvjeçar, i paguar shumë mirë, por pa një jetë dashurore të vetën, është në limonti. Ai tymos katër paketa cigare në ditë dhe shkruan historira të çuditshme kafshësh në kohën e lirë.
kr80.50
More
In Stock

Publisher: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
kr57.50
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Shuma e ditëve, Isabel Allende

Vitet që pasuan vdekjen e së bijës, Paulës, Isabel Alende i përshkruan në formë ditari, duke bërë një kronikë të familjes, të cilën e ka mbledhur me mund në Kaliforni. Kujtimet ndërthuren me reflektimet mbi jetën, mbi veprën e saj dhe mbi botën bashkëkohore.
kr126.50
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Adriatiku, Alessandro Leogrande

Po lexoj "Adriatiku", librin e Alessandro Leogrande – s. Një rrëfim interesant. Një reportazh narrativ. Një refleksion mbi tokat që lagen nga deti Adriatik. Një det ku shohim veten dhe njëri – tjetrin.
kr57.50
More
In Stock

Publisher: OMBRA GVG

Shtëpia Holandeze, Ann Patchett

Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve... 
kr161.00
More
In stock

Publisher: Dituria

Gjysmëvëllai, Lars Saabye Christensen

Jeta e katër brezave të një familjeje të rëndomtë në Oslo, figura e Fredit, boksierit, ngjizur pas një përdhunimi të së ëmës në papafingon e shtëpisë dhe e vëllait të tij më të vogël, Barnumit, që do të bëhet më pas një skenarist i njohur i kinemasë norvegjeze, janë emocionues dhe me një forcë ngazëllimtare.
kr172.50
More
In stock

Publisher: Dituria

Ana Bolena, Hilary Mantel

Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.
kr161.00
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Parajsa jote, Jaehee Lim

Romani i saj Parajsa Jote, që do të realizohet edhe film nga Netflix, i shkruar në gjuhën koreane, është një debutim shumë i suksesshëm.
kr138.00
More
In stock

Publisher: Dritan Tirana

Nën hijen e arratisë, Stefan Nilsson

Nën Hijen e Arratisë është një roman që të mban tërë kohën nën tension, i frymëzuar nga ngjarje reale. Ai zhvillohet kryesisht në Shqipëri, në vendin më enigmatik të Evropës.
kr138.00
More
In stock

Publisher: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.
kr172.50
More
Out-of-Stock

Publisher: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.
kr92.00
More
In stock