Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
CHF0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
CHF6.94
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
CHF10.40
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
CHF9.91
More
In stock
All best sellers
Spiuni që u kthye nga i ftohti, John le Carré
  • Spiuni që u kthye nga i ftohti, John le Carré

Spiuni që u kthye nga i ftohti, John le Carré

Pegi

Në hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limas shikon t’i vritet edhe  agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent  britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension  ose më keq akoma, t’i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i  Shërbimit, i jep një mundësi të rrallë për t’u hakmarrë. Limasi duhet të mveshë  rolin e një agjenti perëndimor të zhgënjyer dhe të orvatet të futet në radhët e  Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore me qëllim rrëzimin e kreut të tij,  Mundtit. Loja e dyfishtë, rreziku, zgjuarsia, gjakftohtësia, lufta e ftohtë mes  dy kampeve armike deri në vdekje janë përshkruar me mjeshtëri nga John Le  Carré. 

CHF9.91
Quantity
In stock

Description

Title:  Spiuni që u kthye nga i ftohti
Original:  The spy who came in from the cold
Category: Novel
Author: John le Carré
Albanian translator: Gjergj Kaftani
Publisher: Pegi
Year: 2020
Pgs: 284
Weight: 0.450 kg
ISBN: 978-9928-310-16-3

Product Details

Specific References

ISBN
9789928310163
EAN13
9789928310163
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Publisher: Bota Shqiptare

Vajza e Bruklinit, Guillaume Musso

Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç'mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi.
CHF11.89
More
In stock

Publisher: Albas

Burgosja e poetit Ovidius, Liviu Lungu

Nëpërmjet një rrethi të mbyllur ngjarjesh, autori vendos në thelb të romanit dy mistere ende të pazbardhura: arsyen e syrgjynosjes së Ovidius-it, ndoshta poeti i parë në historinë e letërsisë botërore i ndëshkuar nga politika për shkak të poezisë së tij, si dhe të vdekjes/zhdukjes së tij të mistershme.
CHF7.93
More
In stock

Reference: K1R5P6

Publisher: Bota Shqiptare

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.
CHF9.91
More
Out-of-Stock

Publisher: Dituria

Një sëpatë në duart e tua, Emilios Solomou

Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar.
CHF7.93
More
In stock

Publisher: OMBRA GVG

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.
CHF7.93
More
In stock

Publisher: Toena

Kalorësi i bronztë, Paullina Simons

"Kalorësi i Bronztë" paraqet tmerret e sulmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Rusi dhe fatet e kryqëzuara të dy të dashuruarve. Dy motra, Tatiana dhe Dasha, ndajnë të njëjtin krevat, në një dhomë tepër të ngushtë, me vëllain dhe prindërit.
CHF14.86
More
In Stock

Reference: SKU001593

Publisher: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.
CHF3.96
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Gjuetia e ethshme e deles, Haruki Murakami

Jeta e tij ishte si një makth që përsëritet: një tren që nuk të shpie gjëkundi. Por një jetë e zakonshme do të marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ky është një nga romanet më të hershme të Murakamit, një botë plot magji shprehur në një nga veprat më të mira të shkrimtarit më të këndshëm të Japonisë.
CHF14.86
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

E holla vijë e kuqe, Annalisa Strada

Perla është një vajzë sportiste. Pasioni i saj i parë dhe i vetëm është vrapi, gjatë të cilit ndjehet shumë mirë. Ka një shoqe shumë të mirë, Allegra, me të cilën ndaj gëzimin, dhimbjen dhe kilogramë akulloresh. Ajo ka gjithashtu një reagim, por të çuditshëm sa herë përballet me Cesare – n, një djalë pak më i madh në moshë se ajo, edhe ai i impenjuar me...
CHF5.95
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Dashuria që meriton, Daria Bignardi

Në librin e saj të katërt, Daria Bignardi na sjell një histori të fshehtë. Si mund të jetë dashuria, njëkohësisht forca më krijuese dhe ajo më shkatërrimtare? Çfarë jemi të gatshëm të humbim për dashurinë, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë? A është e mundur që lumturia e plotë të shfaqet vetëm atëherë kur të pushton hidhërimi absolut?
CHF9.91
More
In stock

Publisher: Pegi

Hajduti dhe rebelja, Jan-Philipp Sendker

Hajduti dhe rebelja është një histori dashurie universale, që kapërcen hendekun shoqëror e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t'i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri.
CHF11.89
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Kufiri, Alessandro Leogrande

Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.
CHF7.93
More
In stock

Publisher: Shtepia Botuese 55

Sashenka, Simon Sebag Montefiore

Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historia, letra dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë ruse.
CHF18.83
More
In stock