Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
CHF0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
CHF6.94
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
CHF10.40
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
CHF9.91
More
In stock
All best sellers
Bastardja e Stambollit, Elif Shafak
  • Bastardja e Stambollit, Elif Shafak

Bastardja e Stambollit, Elif Shafak

SKU001482
Bota Shqiptare

Ky është një roman nga një nga shkrimtaret më të njohura dhe më të sinqerta të Turqisë, një roman mbi historitë e komplikuara të dy familjeve me një sekret të fshehur prej gati një shekulli.

CHF9.91
Quantity
In Stock

Description

Title: Bastardja e Stambollit
Original: The bastard of Istanbul
Category: Novel
Author: Elif Shafak
Albanian translator: Adrian Belo
Publisher: Bota Shqiptare
Year: 2010
Pgs. 412
Weight: 0.48 kg
ISBN: 978-99956-11-97-2

 

Mbi librin

Ky është një roman nga një nga shkrimtaret më të njohura dhe më të sinqerta të Turqisë, një roman mbi historitë e komplikuara të dy familjeve.

Në këtë roman të dytë të shkruar në anlgisht, Elif Shafak konfronton të shkuarën e dhunshme të vendit të saj në një rrëfenjë të gjallë dhe plot ngjyra të vendosur në Turqi dhe në Shtetet e Bashkuara. Në qendër të saj është "bastardja" e titullit, Asia, një nëntëmbëdhjetëvjeçare që dashuron Xhoni Keshin, një ekzistencialist francez, si dhe katër motrat e familjes Kazanxhi, të cilat jetojnë sëbashku në një oborri të madh në Stamboll. Vëllai i tyre i vetëm dhe i shkëputur nga familja jeton në Arizona me bashkëshorten e tij dhe me vajzën e bashkëshortes, një armene me emrin Armanush. Kur Armanushi fluturon fshehtazi në Stamboll në kërkim të identitetit të saj, ajo zbulon motrat Kazançi dhe bëhet mikeshë me Asijën. Një sekret i zbuluar lidh dy familjet me epokën e eportimeve dhe masakrave të armenëve të vitit 1915. Ky është një libër që konfirmoi Shafak si një yll në ngritje në letërsinë botërore.

Product Details
Bota Shqiptare
SKU001482

Specific References

ISBN
9789995611972
EAN13
9789995611972
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
16 other products in the same category:

Publisher: Bota Shqiptare

Unë jam lajmëtari, Markus Zusak

Jeta e Edi Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë perspektivë për të ardhmen.
CHF11.89
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Marrëzitë e liqenit, Andrea Vitali

Një dashuri e kundërshtuar, një kryekomunar ambicioz, një ëndërr aeronautike: komizëm molepsës dhe ndërthurje gjithë pasion e një rrëfimtari të vërtetë. Belanoja është në rrëmujë të madhe.
CHF9.91
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Pyesni pluhurin, John Fante

Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t'u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel's Flight dhe s'më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.
CHF5.95
More
In stock

Publisher: Dituria

Fëmijët e muzgut, Ana Kordzaia-Samadashvili

Ky roman origjinal i shkruar nga Ana Kordzaia-Samadashvili kalon nga skenat prozaike të marra nga jeta e përditshme në një rrëfim poetik, që ngre lart e hyjnizon vlerat e një miqësie të pakushtëzuar.
CHF6.94
More
In stock

Publisher: Onufri

Gjinj dhe vezë, Mieko Kawakami

Historia e tre grave, shkruar nga një shkrimtare që vlerësohet prej Haruki Murakami-t si romancierja bashkëkohore më e rëndësishme e Japonisë, FITUESE E ÇMIMIT AKUTAGAWA.
CHF14.86
More
In stock

Publisher: Te tjere

Bari i netëve, Patrick Modiano

"Ç'do të thoshe ti po të kisha vrarë dikë?" Mendova se po bënte shaka, ose që po ma bënte këtë pyetje për shkak të romaneve policorë që e kishte zakon t'i lexonte. Madje nuk lexonte gjë tjetër. Kushedi, mbase në ndonjërin prej romaneve, një grua i bënte të njëjtën pyetje të fejuarit të vet.
CHF9.41
More
In stock

Publisher: OMSCA-1

Sekreti i bashkëshortit, Liane Moriarty

Sesilia Ficpatrik gjen rastësisht midis ca dokumenteve të vjetra, një zarf të burrit të saj Xhon-Pol, me mbishkrimin se letra e mbajtur aty i drejtohej asaj, me kusht që ta hapte vetëm pas vdekjes së tij.
CHF9.91
More
In stock

Publisher: Dituria

Dhe nuk mbeti më askush, Agatha Christie

Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën.
CHF7.93
More
In stock

Publisher: UEGEN

Kali valltar, Jojo Moyes

Ky është nga romanet e fundit të autores me famë botërore tashmë, sepse romanet e saj lexohen anë e mbanë botës, të përkthyera në shumë gjuhë. Por «Kali valltar» është tjetërsoj, krejt ndryshe, i pazakontë, i mrekullueshëm… Pas leximit të tij, e di, do të ndiheni krejt tjetër. Dhe kjo sigurisht është një fitore e madhe..
CHF11.89
More
Last items in stock

Publisher: Toena

Spiunia, Paulo Coelho

Paris, burgu Saint-Lazare, 1917. Një grua pret me krenari fatin e saj. Ka vetëm një dëshirë: që e bija të dijë të vërtetën, që të mos i besojë askujt veç së ëmës. Kështu, merr laps e letër për të treguar jetën e saj të guximshme dhe të përfolur.
CHF6.94
More
In stock

Publisher: Neraida

Virgjëreshat e Vivaldit, Barbara Quick

Pasi i japin bojë dhe letër dhe i thonë t'i shkruajë nënës së saj, ajo nis të rrëfejë vetveten. E ngujuar brenda mureve të ospedale-s, në pallatet e ndaluara të Venecias, në Geton çifute dhe në botën tunduese dhe sensuale të Karnavaleve ajo përpiqet të gjejë se kush është dhe nga vjen.
CHF7.93
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Dallga e shtatë, Daniel Glattauer

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?", këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.
CHF9.91
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Burra pa gra, Haruki Murakami

Varet nga personi, tha ai, se ç’lloj gë-njeshtrash do të thotë, në cilën situatë do t’i thotë dhe si do t’i thotë. Por në njëfarë pike të jetës, të gjitha femrat thonë gënjeshtra dhe ato gënjejnë për gjëra të rëndësishme. Gë-njejnë edhe për gjëra të parëndësishme, por ato nuk ngu-rrojnë të gënjejnë për gjërat më të rëndësishme.
CHF8.92
More
In stock

Reference: SKU000596

Publisher: Dituria

Tre shokët, Erih Maria Remark

Tre shokët portretizon madhështinë e shpirtit njerëzor të manifestuar përmes personazheve që kërkojnë burimet e tyre të brendshme për të jetuar në një botë të vështirë që nuk u krijua nga ta, por në të cilën ata duhet të mbijetojnë.
CHF9.91
More
In stock
You might also like

Reference: SKU001843

Publisher: Bota Shqiptare

Dyzet rregullat e dashurisë, Elif Shafak

Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
CHF9.91
More
In stock

Publisher: Bota Shqiptare

Nderi, Elif Shafak

I premtova vetes të mos e lija pa rrëfyer historinë e saj. Kështu e nis shtjellimin e historisë Esmaja, një grua e re kurde që jeton në Londër, per të treguar më pas krimin e tmerrshëm që kishte kryer i vëllai. Esmaja tregon historinë e familjes së saj nëpër tri breza, që nga gjyshja, te lindja e së ëmës dhe tezes në një fshat të humbur kurd buze Eufratit.
CHF11.89
More
In stock

Publisher: Bota Shqiptare

Tri bijat e Evës, Elif Shafak

I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri bijat e Evës" është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur.
CHF11.89
More
In stock