- Reduced price

Reference: 2804
Reference: SKU000001
Publisher: Mitrush Kuteli
Reference: SKU001694
Publisher: Vellezerit Tafa
Reference: SKU001740
Publisher: UET Press
Reference: SKU000660
Publisher: Onufri
Ndërsa vazhdojmë të informojmë dhe të shkruajmë rreth komunikimit ndërkulturor, na bën përshtypje nevoja e vazhdueshme për informacion në lidhje me aspektet praktike të komunikimit përmes kulturave. Botimi i dytë i këtij libri përkon me situatën pas ngjarjeve të shtatorit 2001, sulmeve mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në qytetin e Nju Jorkut.
Title: Hyrje në komunikimin ndërkulturor
Original: Experiencing intercultural communication, an introduction
Category: Political sciences
Author: Grup Autorësh
Albanian translator: Elena Bozheku
Publisher: UET Press
Year: 2010
Pgs: 382
Weight: 0.501 kg.
ISBN: 978-99956-39-33-4
Mbi librin
Ndërsa vazhdojmë të informojmë dhe të shkruajmë rreth komunikimit ndërkulturor, na bën përshtypje nevoja e vazhdueshme për informacion në lidhje me aspektet praktike të komunikimit përmes kulturave. Botimi i dytë i këtij libri përkon me situatën pas ngjarjeve të shtatorit 2001, sulmeve mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në qytetin e Nju Jorkut. Që atëherë ngjarje të tilla si pushtimi i Irakut, sulmet me bomba në Londër, Rusi dhe Spanjë dhe një përkeqësim i konfliktit në Lindjen e Mesme, e kanë fokusuar më shumë vëmendjen tonë në konfliktet ndëretnike dhe ndërfetare në botë. Katastrofa natyrore si ajo e Cunamit në Indonezi dhe uraganet Katrina e Rita, që goditën Bregun e Gjirit, kanë treguar kujdesin e jashtëzakonshëm dhe keqardhjen e shprehur përmes ndarjeve ndërkulturore dhe ndërkombëtare, por gjithashtu kanë vënë në dukje pabarazitë e mëdha sociale të thelluara nga këtoo tragjedi. Për më tepër, përdorimi i gjerë i teknologjive të reja, si interneti dhe telefonat celularë, kanë bërë që ndërveprimet ndërkulturore, të cilat dikur mund të na ishin dukur të largëta, ose sipërfaqësore në jetët tona, të jenë tashmë shumë më të prekshme dhe të theksojnë ndërlidhjen në rritje të kombeve në një ekonomi globale, duke treguar që jeta dhe puna jonë varen gjithnjë e më shumë nga aftësitë e komunikimit ndërkulturor.
Mbi autorët
Judith Martin u rrit në komunitetet meronite, kryesisht në Deluer dhe Pensilvani. Ajo ka studiuar në Universitetin e Grenoble-s në Francë dhe ka dhënë mësim në Algjeri. Ka marrë gradën doktore e shkencave nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë. Nga pikëpamja e formimit profesional dhe trajnimit, ajo është një shkencëtare sociale e cila është fokusuar në komunikimin ndërkulturor në nivel ndërpersonal dhe ka studiuar mënyrën se si ndikohet komunikimi i njerëzve, kur ata lëvizin, ose qëndrojnë përkohësisht midis hapësirave ndërkombëtare. Ajo ka dhënë mësim në Universitetin Shtetëror të Arizojës. Asaj i pëlqen kopshtaria, leximi i librave me subjekt vrasjesh misterioze, udhëtimet dhe shëtitjet me familjen e saj të madhe dhe nuk lë jashtë vëmendjes edhe dimrat e egër të perëndimit të mesëm të SHBA-së.
Tom Nakayama u rrit kryesisht në Xhorxhia, në një kohë, kur prania e amerikanoaziatikëve ishte shumë më sipërfaqësore nga ç’është aktualisht. Ai ka studiuar në Universitetin e Parisit dhe universitete të ndryshme në SHBA: Ka marrë gradën doktor i shkencave nga Universiteti i Ioëa-s. Nga pikëpamja e formimit profesional dhe trajnimit, ai është retoricien kritik, i cili e analizon komunikimin ndërkulturor në kontekst shoqëror. Ai ka dhënë mësim në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në San Bernardino, i ftuar si lektor në shumë institucione, duke përfshirë edhe Universitetin e Maine-t, Centre Universitaire de la Recherche Scientifique (Paris). Ai sihkon TV (veçanërisht ndeshjet e bejsbollit) dhe merret me peshëngritje. Tashmë që jeton në Perëndim, atë e merr malli për pranverën e Jugut.
Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps
Download (292.13KB)
Publisher: UET Press
Publisher: Pika pa Siperfaqe
Publisher: Te tjere
Publisher: Papirus
Publisher: Shtëpia e Librit
Publisher: Dituria
Reference: SKU001302
Publisher: Papirus
Reference: SKU001445
Publisher: UET Press
Publisher: Vintage
Publisher: Albas
Publisher: Shtëpia e Librit
Reference: SKU000989
Publisher: Dituria
Reference: SKU001690
Publisher: Te tjere
Reference: SKU001750
Publisher: AIIS - Tirana Times
Reference: SKU002015
Publisher: AIIS - Tirana Times
Ndërsa vazhdojmë të informojmë dhe të shkruajmë rreth komunikimit ndërkulturor, na bën përshtypje nevoja e vazhdueshme për informacion në lidhje me aspektet praktike të komunikimit përmes kulturave. Botimi i dytë i këtij libri përkon me situatën pas ngjarjeve të shtatorit 2001, sulmeve mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në qytetin e Nju Jorkut.
check_circle
check_circle