• Banner

Të lirë, Lea Ypi
  • Të lirë, Lea Ypi

Të lirë, Lea Ypi

Një profesore shqiptare në Shkollën Ekonomike të Londrës trazon Britaninë e Madhe dhe, akoma më shumë, vendin e saj të lindjes, me një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist. I prezantuar në Tiranë në prani të një numri të lartë politikanësh, kjo autobiografi u bë temë debati jo thjeshtë mbi përjetimet personale të Ypit, por edhe mbi kapitalizmin shqiptar të kohës sonë, të qenit intelektual dhe për marrëdhëniet e intelektualëve me pushtetin. 

ALL1,400
Quantity
In stock

Description

Title: Të lirë : të rritesh në fund të historisë

Original: Free. Coming of Age at the End of History

Category: Autobiography

Author: Lea Ypi

Publisher: Dudaj

Year: 2021

Pgs: 312

Weight: 0.320 kg

ISBN: 978-99943-0-656-5

This book is in Albanian

 

Mbi librin

“Kuptimi i lirisë nuk kishte qenë kurrë në mendimet e mia deri ditën që përqafova Stalinin. Ashtu nga afër, Stalini m'u duk shumë më i gjatë se ç'e prisja.”

 

“Një vogëlushe rritet nën shtypjen e një shteti komunist, ku të vërtetat publike pranohen lumturisht ndërsa ato private fshihen. Kur kjo botë nis e shkërmoqet, ajo duhet t'i gjejë kuptim vetë jetës, duke u mbështetur në këshilla kontradiktore, informacione të copëtuara dhe, mbi të gjitha, në kureshtjen e saj kokëfortë. Ky libër kujtimesh fëmijërie -si shumë pak të tjerë të zhyt në mendime dhe është i shkruar mrekullisht, me humor, ndjeshmëri dhe vëzhgim të mprehtë -një libër vërtet magjepsës.”

 

Noel Malcolm, autor i librit “Agjentë Perandorakë"

 

«Një klasik i ri, që shpërthen duke fashitur misterin e përbotshëm të Shqipërisë për të na rrëfyer të vërtetat njerëzore të politikës së njëqind viteve të fundit. Ai shpalos zbulim pas zbulimi - si familjar ashtu edhe kombëtar - me mjeshtrinë e një romanciereje klasi, si të qe, le te themi, një libër i Tolstoit. Një libër kaq serioz që është edhe kaq zbavitës në lexim është një kompliment për shkrimtaren e tij të këndshme, plot humor dhe aq të ndershme. Një triumf letrar.»>

 

Amy Wilentz, autore e librit "Lamtumirë, Fred Voodoo"

 

«Të lirë" është një nga ata libra shumë të rrallë që tregojnë sesi hi storia formëson jetët njerëzore dhe politikat e tyre. Lea Ypi është një shkrimtare kaq e shkëlqyer dhe kaq e fuqishme, saqë historia e saj bëhet historia jote.>>

 

Ivan Krastev, autor i librit "“Drita që u shua"

 

Lea Ypi është profesore e Teorisë Politike në London School of Economics. Libri i saj i parë për publikun e gjerë, "Të lirë" po përkthehet në mbi 15 gjuhë të botës.

Product Details
16 other products in the same category:

Publisher: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.

Price ALL450
More
Out-of-Stock

Reference: SKU000356

Publisher: Shtepia Botuese 55

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi

Të botuara veçmas ose në organe si revista "Hylli i Dritës", gazeta "55" etj., të pesë "veprat" e kësaj përmbledhjeje të re, - Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, - vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim.

Price ALL2,000
More
Out-of-Stock

Publisher: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...

Price ALL3,000
More
In stock

Grabjani rrëzë kodrave, Lekë Tasi

Libri na njeh veçanërisht për kushtet çnjerëzore fizike po aq edhe psikologjike në të cilat trajtoheshin të internuarit politikë, si në këtë paragraf: “Qysh më pesë të mëngjesit, natë akoma, na zgjon megafoni që transmeton muzikë popullore. Dalim në kërkim të një nevojtoreje. Mamanë e çojmë ndër komshinj por kanë filluar të bezdisen.”

Price ALL1,200
More
In stock

Publisher: Living

Hakmarrja, Tom Bower

Të çoroditur nga publiciteti i shkëlqyer i Saseksëve, pak e kuptojnë Megan Markëllin e vërtetë. Çfarë e pret atë më pas? Dhe çfarë ka ndodhur me familjen në të cilën ajo u martua? A mund ta rikthejnë Uindsorët reputacionin e tyre?

Price ALL1,300
More
In stock
Comments (0)