Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Chanel, një jetë si në përrallë, Alfonso Signorini
  • Chanel, nje jete si nje perralle, Alfonso Signorini
  • Chanel, një jetë si në përrallë, Alfonso Signorini

Chanel, një jetë si një përrallë, Alfonso Signorini

SKU001418
Botimet Dudaj

Coco Chanel-i, që bota zgjodhi si mbretëreshë të shijes, si muzë të bukurisë, bekuar prej sukseseve absolute, është protagoniste e një epoke dramatike, që fitoi dhe luftoi kundër brutalitetit të një bote, të një shekulli.

ALL1,000
ALL900 Save 10%
Quantity
In Stock

Description

Title: Chanel, një jetë si një përrallë
Original: Chanel
Category: Biography
Author: Alfonso Signorini
Albanian translator: Albana Nexhipi
Publisher: Dudaj
Year: 2010
Pgs. 237
Weight: 0. 62 kg
ISBN: 978-99943-0-150-8

Mbi librin

"Chanel, një jetë si një përrallë" Coco Chanel-i, që bota zgjodhi si mbretëreshë të shijes, si muzë të bukurisë, bekuar prej sukseseve absolute, është protagoniste e një epoke dramatike, që fitoi dhe luftoi kundër brutalitetit të një bote, të një shekulli. Kuriozitet i vetevetishëm, frikë përpirëse që të ndjek, që të bën të vraposh.

Një dëshirë hijeshie e bukurie, që arrijnë të shërojnë një adoleshencë të shpërfytyruar prej trishtimi. në bebet e shndritshme të syve të kësaj vajze të paqetë, Signorini lexon synimet e Coco-s për të ardhmen, drithërimën e ankthit që vogëlushja Gabrielle ndjen mbi lëkurë, zjarrin e fshehtë që e djeg përbrenda.

Edhe vepra pushtohet prej këtyre perceptimeve. Sensualiteti dhe pasioni pa pushim, po ato që Coco-ja i mishëron edhe te veshjet, kapelat dhe aromat e pangatërrueshme të parfumit të saj. Por shohim edhe një Gabrielle të buzëqeshur e të hijshme, që në Cafe Chantant këndon "Kush pa Coco-n në Trokadero" çka i dhuroi "kafshatën e parë të suksesit" dhe pagëzimin me emrin aq të famshëm artistik:Coco. Krenari, këmbëngulje, ambicie, vështrim drejt horizonteve të largëta, talenti i Coco-s nis të bëjë përpara.

Rrobaqepësja nga fshati, por me ide "tepër të guximshme", vajza e hijshme e veshur si mashkull, takon Boy Chapel-in dhe ndien menjëherë për të. Boy hyn vrullshëm në ditët e palumtura të Coco-s. E ndihmon të gjejë rrugën e duhur, të dhërohet nga mosbesimi. Lind Coco Chanel. Coco-ja që triumfon në botën e modës me krijimet e veta plot fantazi e plot sharm. Coco-ja me fitime tejet të mëdha e me miq të famshëm:Stravinskij, Cocteau, Picasso.

E më tej Coco-ja vizionare, ndoshta ambicioze më shumë se ç'mund të realizonte, që në klimën e turbullt të fundit të luftës arrin të mendojë e të propozojë një paqe që mund të negociohet mes Parisit dhe Berlinit.

Ky libër rrëfen një talent të mrekullueshëm, lindur pa privilegje, në luftë me sfidat e veta, synimet, dramat familjare, tragjeditë e kohës. Një jetë e Coco-s, e Gabrielles, në të cilën Signorini futet me shkathtësi e xhentilesë, derisa arrin të kapë anët e karakterit, ndjenjat e thella, krijueshmërinë magjepsëse.

Mbi autorin

Alfonso Signorini është diplomuar për filologji mesjetare në Universitetin Katolik të Milanos. Është drejtor i "Chi"-së e "Tv Sorrisi e Canzoni". Me Mondador-in ka botuar "Sinjorini" (2006) dhe "Tepër krenare dhe tepër e brishtë".

Product Details
SKU001418
9789994301508
9789994301508
Attachments
Download
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Short guide in Albanian on how to order books in 4 easy steps

Download (292.13KB)
2 other products in the same category:

Publisher: Botimet Dudaj

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet...
ALL990 ALL1,100
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Marilyn, Alfonso Signorini

Ky libër ka dy protagonistë: Marilyn Monroe dhe dashurinë. Dashurinë e kërkuar, të përgjëruar, të abuzuar, të dështuar, të papritur, iluzive, të zbuluar dhe të humbur. Dashurinë që të bën të jetosh e të vdesësh.
ALL900 ALL1,000
More
In stock