Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
Matrikulli i Shkollës së Arbërve, Lucia Nadin
  • Matrikulli i Shkollës së Arbërve, Lucia Nadin

Matrikulli i Shkollës së Arbërve, Lucia Nadin

Berk

Studimi i Lucia Nadin është bazuar në dorëshkrimin e bibliotekës “Marciana” në Venecia, ms. It. VII, 737 (=8666), përgatitur në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Botim anastik. Parath. Ardian Ndreca.

ALL4,000
ALL3,600 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Matricola della Scuola degli Albanesi, Matrikulli i Shkollës së Arbërve, The Register of the School of the Albanians
Category: History
Author: Lucia Nadin
Translator: Arben Ndreca
Translator to English, David Hosaflook
Publisher: Berk
Year: 2022
Pgs: 338
Weight: 1.95 kg
ISBN: 978-9928-368-05-8
This book is in Albanian, Italian and English

Fjalë kyçe: Historia, Arbëreshë, Jeta shoqërore, Jeta e krishterë, Statute, Studime, Republika e Venedikut
Studimi i Lucia Nadin është bazuar në dorëshkrimin e bibliotekës “Marciana” në Venecia, ms. It. VII, 737 (=8666), përgatitur në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Botim anastik. Parath. Ardian Ndreca.

Mbi librin

"Matrikulli i Shkollës së Arbërve” nga albanistja Lucia Nadin, vjen si një studim dhe dokument i rrallë i historisë së shqiptarëve. “Matrikulli” dëshmon një aspekt fare pak të studiuar, që ka të bëjë me aventurën qindravjeçare të integrimit dhe ruajtjes së identitetit, fillimisht të arbërve të ikur e më vonë të pasardhësve të tyre, nga vitit 1448, kur Shkolla (apo “shoqata”) u regjistrua zyrtarisht e deri në shekullin XVIII, kur aktiviteti i saj reshti.

Product Details
9789928368058
9789928368058
16 other products in the same category:

Publisher: IDK

Kishë dhe Kulturë, Dhimitër Beduli

Në këtë vëllim përmblidhen disa nga punimet e tij të fushave të kulturës kishtare, posaçërisht të traditës bizantine dhe mbasbizantine në Shqipëri, që përfaqësojnë pjesën më substanciale të kërkimeve shkencore të Dhimitër Bedulit,që përbëjnë një kontribut të çmuar për kulturën tonë.
ALL540 ALL600
More
In stock

Publisher: Berk

Një patriot leçez në Shqipërinë osmane, Giacinto Simini

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut...
ALL720 ALL800
More
In stock

Publisher: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin...
ALL900 ALL1,000
More
In stock

Publisher: Te tjere

Arbëria Venedike 1392 – 1479, Oliver Jens Schmitt

Në historinë e Gadishullit Ballkanik, shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe...
ALL1,800 ALL2,000
More
Out-of-Stock

Publisher: SARAS

Ia dolëm, Ulpiana Lama

E ndodhur në qendër të ngjarjeve të mëdha, atje ku konflikti nuk ngurronte të shfaqej në çdo orë të ditës, Ulpiana Lama punonte për një botë të paqtë, për përfundimin logjik të zhvillimit: Pavarësinë e Kosovës. Në ndihmesë të çështjes, ajo zgjedh si mjet të efektshëm publicistikën letrare, me rolin e madh që mund të luajë në jetën e lexuesve, si të...
ALL0
More
Out-of-Stock

Publisher: M&B

Principata e Arbërisë, Kristo Frashëri

Principata Mesjetare e Arbërisë e viteve 1190-1215 është formacioni i parë shtetëror shqiptar. Si proces historik, formimi i tij nënkupton për vendin fillimin e një diferencimi të ri shoqëror, plasaritjen e bashkësive krahinore, zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore, dobësimin e ndjenjës së fisit dhe zëvendësimin e saj me ndërgjegjen e kombësisë.
ALL630 ALL700
More
In stock

Publisher: Dituria

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Jeta dhe Vepra, Kristo Frashëri

E thënë ndryshe, pse e pa ai të nevojshme shoqërimin e monografisë me botimin enkas edhe të burimeve dokumentare historike, siç e kemi sot përpara? Përgjigjen e ka dhënë vetë autori, i cili nënvizon: “Për ta shpëtuar Heroin dhe luftën epike të shek. 15 nga kritikat që u bëheshin dy biografëve kryesorë korifenj të tij, Barletit si panegjirik dhe Biemmit si...
ALL3,600 ALL4,000
More
In stock