"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Muzika i shtoi karakterit të saj butësinë, ndjeshmërinë dhe thellësinë në këndvështrimin e saj ndaj jetës. Autorja në romanin e saj “Poljana” në njëfarë mënyre ka prenzantuar jetën dhe ndjenjat e saj.
Kelile dhe Dimne u përcjell udhëheqësve të shtetit këshilla të vyera me anë të humorit. Kelile dhe Dimne, me anë të fabulave, i tregon një udhëheqësi të mirë mënyrën se si duhet të sillet ndaj popullit të tij.
Haxhi Murati, krahu i djathtë i luftëtarit epik të Kaukazit, Shejh Shamilit, bëhet i famshëm për trimëritë dhe bëmat e tij në sukseset që arriti në luftën çlirimtare kundër rusëve. Por, situata ndryshon nga një ngjarje, tisi i mistershëm i të cilës ende nuk është zbuluar. Haxhi Murati hyn në kalanë Vozdvijenskaja dhe u bë e ditur se ai kaloi në anën e...
Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues. Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që sdo të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme.
Por i riu Xhim Houkins nuk shpëton nga piratët këtë herë. A do ta gjejë ai dhe miqtë e tij thesarit përpara piratëve? A do të ikin ata nga ishulli dhe të kthehen në Angli me një anije të mbushur me flori?
Me mundësinë e sotme, të bësh një udhëtim përreth botës për tetëdhjetë ditë është shumë e lehtë. Po sikur të ishit një shekull më parë me një detektiv që ju ndjek nga pas, a do ia arrinit vallë?