"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Nacionalizmi përbën pa dyshim një ndër forcat më të rëndësishme që kanë ndikuar gjatë historisë së botës moderne. Në këtë libër sa të thellë aq edhe provokues, Ernest Gellner, një ndër studiuesit më të njohur të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi, përmbledh thelbin e gjithë veprës së tij.
Title: Islami dhe perendimiOriginal: Islam and the WestCategory: Political SciencesAuthor: Bernard LewisAlbanian translator: Haki ShtalbiPublisher: IDKYear: 2009Pgs. 256Weight: 0.31 kgISBN: 978-99943-982-3-2
Një ndër figurat më të shquara të shekullit të njëzetë... Kjo vepër ku Braudel - i na mëson historinë është një manual që udhëheq përmes labirinteve të qytetërimeve të botës. Ai u drejtohet sa specialistëve të historisë po aq edhe publikut të gjerë, e sidomos shkollarëve.
Title: Historia e ekonomisëOriginal: Economics in perspektiveCategory: EconomicsAuthor: John Kenneth GalbraithAlbanian translator: Gramoz PashkoPublisher: IDKYear: 2005Pgs. 380Weight: 0.471 kgISBN: 978-99943-641-4-6
I kosideruar si një ndër romanet më të bukur të letërsisë europiane të shekullit të XX dhe një ndër veprat më të rëndësishme të letërsisë jugosllave,"Kronikat e Travnikut", është saga e jetës së një qyteti të vogël të Bosnjës, në periudhën mes viteve 1806 dhe 1814, kur ushtritë e Napoleonit kishin mbërritur jo larg që aty, në kufijtë europianë të...
Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka s'e gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumëçka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare.
Title: Në kështjellën e mjekërkaltritOriginal: In Bluebeard's CastleCategory: PhilosophyAuthor: George SteinerAlbanian translator: Bashkim ShehuPublisher: IDKYear: 2010Pgs. 128Weight: 0.161 kgISBN: 978-9928-4051-0-4