• Banner

List of products by brand Zenit Editions

Zenit Editions

There are 142 products.

Showing 1-12 of 142 item(s)

Publisher: Zenit Editions

Kristaq Rama, monografi, Suzana Varvarica Kuka

Nisem të mendoj dhe të hedh në letër, pastaj në baltë skicë – idetë... Është e vështirë të ndërtosh diçka, pa menduar më parë për një këndvështrim origjinal e të freskët, pa përsëritur atë, që është arritur më parë. Kjo mendoj unë, është udha dialektike e cilësisë së artit.

Price ALL2,500
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Çfarë ishte balena e bardhë për Ahabin deri tani u dha një shenjë; se çfarë ishte, ndonjëherë, për mua, ende ka mbetur e pathënë. Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt...

Price ALL1,500
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Kuvendimet, Xhelaledin Rumi

Mos ia thoni askujt, veç të urtit...do të ishte e mundur të shkruhej te shumë thënie të tij. Po, madje edhe më tepër se kaq, ai thotë se fjala e urtë i vjen deridiku në masën e aftësisë përthithëse të dëgjuesve të tij.

Price ALL1,500
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Tek Uliksi gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesi, konflikti, beteja apo pushteti, rrënimi, zija, vetmia, mashtrimi, të gjitha të paraqitura aq vrullshëm te Odiseja, asgjë e re nën këtë diell. Por Joyce – i ofroi trajta të çuditshme, variacione të habitshme të kësaj asgjëje të re.

Price ALL1,500
More
Out-of-Stock

Publisher: Zenit Editions

Zonja Bovari dhe Tre rrëfime, Gustave Flaubert

Nuk kam lek, i them atij që nuk mund ta botoj ngase thjesht ajo që ai shkruan nuk vlen. “Lekët i kam vetë” përgjigjet. Atëhere zgjedh zgjidhjen tjetër: nuk e bëj dot për para, i them. “Okej, më thuaj të paktën si shkrimtar atë që mendon për veprën time, se për të botuar kollaj është”, pyet ky. 

Price ALL1,500
More
In stock

Reference: 2338

Publisher: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve ( dhe natyrisht çdo përpjekje për t'i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce – it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s'mund të krahasohet.

Price ALL1,500
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe...

Price ALL1,500
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Martesa e Lejlës, pasuar nga Sotiri dhe Mitka, Faik Konica

Të njëzet kapitujt e kësaj pastoraleje dashurore shkojnë fjollë, pa përplasje as pengesë, rrjedhin si një burim me ujë kristalor drejt një zgjidhjeje të dëshiruar, duke përbërë në tërësinë e tyre një akt të lartë, tek vërtetojnë (gjë e rrallë sot) që një roman mund të jetë interesant duke mbetur i ndershëm.

Price ALL1,200
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Udhëtim në fund të natës, Louis-Ferdinand Celine

Skandal që vërtet s'ka ndal! Udhëtimi selinean tej skajnatës mbetet unikal në historinë e shkrimit. Skandal i së Keqes dhe Mjerimit total, pllakosur sheshit jo si befasi të udhës, por si kanun kushtetues i ekzistencës dhe zemberek i vetë qenies, të cilit hipokrizia e dekorit të jargavitur moralist nuk i lëviz dot as qimen

Price ALL1,200
More
In stock