Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr80.50
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr120.75
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr115.00
More
In stock
All best sellers
Active filters

Publisher: Princi

Trilogjia Albanika, Jeronim De Rada, vol. 2, Arshi Pipa

Si më bëri për vete Milosao – ja e De Radës dhe si u dhashë me gjithë shpirt mbas saj është një histori që zë fill në vitet e shkollës së mesme. Asokohe, gjithë – gjithë prej kësaj poeme, mund të gjeje për të kënduar veç disa këngë të pakta të përmbledhura në antologjitë shkollore.
kr161.00
More
Out-of-Stock

Trajtime Etimologjike, Robert Thomanikaj

Ndaj dhe ai jep mendimet e tij për mjaft fjalë e morfema, duke pretenduar se ndjek metodat shkencore e tërësisht të pavarura nga ndjenja atdhedashurie e patriotizmi. Fryma e tij kritike si në krahun “zyrtar” (Cabej, etj), ashtu edhe atë të kundërt (Dalipaj, etj) e bën atë të padëshirueshëm për shumicën e atyre që merren me gjuhësinë e krahasuar dhe...
kr57.50
More
In stock

Publisher: Te tjere

Tekste të vjetra, Rexhep Ismajli

Ky libër ishte menduar në radhë të parë si krestomaci tekstesh të autorëve shqiptarë të shekullit XVII: Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, me shënime që lehtësojnë leximin e tyre. Kjo është arsyeja pse tekstet e këtyre autorëve janë paraqitur në gjerësi më të madhe.
kr103.50
More
Out-of-Stock

Publisher: Cabej

Tej prologut, shqipja dhe çështje të metodës, Ledi Shamku – Shkreli

Studiuesit e shqipes sot kanë mundësinë t’i zbatojnë të gjitha metodat studimore të cilave iu desh një shekull të thadroheshin. Preskriptivizmi duhet t’i takojë të shkuarës edhe në studimet tona mbi repertorin e shqipes. Didaktikat tona shkollore kanë po ashtu kaq nevojë për vrojtimet e drejtpërdrejta të përdorimeve gjuhësore.
kr115.00
More
In stock

Publisher: Te tjere

Studime shqiptare, Panajot Kupitori

Vepra e Kupitorit, "Studime shqiptare", është sa historike dhe filologjike. Në pjesën e parë është paraqitur mendimi shkencor i kohës deri në shekullin XIX – të, për prejardhjen e gjuhës dhe etnisë shqiptare.
kr57.50
More
Out-of-Stock

Publisher: IDK

Studime shqiptare, Johan Georg von Hahn

Këto fletë janë rezultat i një pune katërvjeçare. Megjithatë këto fletë përmbajnë vetëm copëza, asgjë të përfunduar komplet. Për të përmbledhur të kaluarën dhe të sotmen e Shqipërisë në një tablo të madhe duhen forca dhe mjete të tjera, nga ato që ka patur në dispozicion autori.
kr172.50
More
Out-of-Stock

Publisher: Cabej

Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes, Norbert Jokl

Vepra shkencore e tij ka tematikë më të gjerë se e pararendësve. Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ai ndërmori gjurmime të thelluara në fonetikë, morfologji, leksik, etimologji, histori gjuhësore, dialektologji.
kr138.00
More
In stock