Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.119 kg - 1.431 kg

Price

Price

  • ALL6 - ALL2,500

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Availability: In stock
  • Brand: Albas
  • Brand: Botimet Dudaj
  • Brand: Naimi

Publisher: Albas

50 gratë më me ndikim të epokës sonë, Chiara Pasqualetti Johnson

Ky libër rrëfen jetët e jashtëzakonshme të pesëdhjetë grave, të cilat sfiduan me sukses shekujt e mbushur me paragjykime dhe rishkruan rregullat e shoqërisë. Ato ecën përpara me një forcë revolucionare, duke hyrë gjithë hijeshi e krenari në një botë që ishte privilegj i burrave. 
ALL2,200
More
In stock

Publisher: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

“Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.
ALL500
More
In stock

Publisher: Albas

Histori e Shqipërisë 1912-2000, Valentina Duka

Për çdo historian që ndërmendëson të shkruajë për një çështje të caktuar, është krejt e natyrshme dhe e domosdoshme të konstatojë pikësëpari ç'thotë për atë çështje letërsia historiografike pararendëse.
ALL1,500
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Pasione, Nicolas Sarkozy

Qëkurse mbaj mend, kam mundur të jetoj me pasion, të takohem me bashkëbisedues që shpesh nuk ua gjen dot shokun, si dhe të përballem me ngjarje, kujtimi i të cilave mund të mbetet në histori. Pasioni dhe nevoja për t’u përfshirë kanë qenë përherë të pranishme në zemrën e identitetit tim. Fundja, ndonëse nuk e di “përse"- në e kësaj prirjeje kaq të...
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Të bëhesh, Michelle Obama

Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brenda Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park.
ALL1,800
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Influenca e Perandorisë Austro – Hungareze në ndërtimin e kombit shqiptar, Teodora Toleva

Gjatë shekullit XIX për të krijuar shtetet e veta, kombet etnike luftojnë kundër perandorive, ndërsa gjatë shek. XX shtetet krijojnë kombet politike. Debati rreth çështjes se cili komb është etnik (natyral) apo politik (artificial) nuk pushon, sepse lidhet dhe me një çështje tjetër: sa historik dhe “shtetbërës” është një komb?
ALL1,500
More
In stock

Publisher: Naimi

Shqipëria dhe Jugosllavia (1945 – 1948), Ledion Krisafi

Studimi i këtyre të dhënave të nxjerra nga autori nga arkivat e ish – Jugosllavisë në Beograd, jo vetëm që hedhin dritë të re mbi marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave të asaj periudhe, por ri – interpretojnë politikën e jashtme të Shqipërisë në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore dhe qëllimin e Enver Hoxhës në politikën e jashtme jo vetëm në lidhje me...
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Naimi

767 letra nga fronti i Luftës, Damiano Bruno

Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.
ALL800
More
In stock