Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0.091 kg - 2.727 kg

Price

Price

  • kr22.00 - kr460.00

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
kr0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
kr80.50
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
kr120.75
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
kr115.00
More
In stock
All best sellers
History & Current Affairs
history & current affairs books in albanian

History & Current Affairs

Books in Albanian about History and Current Affairs.

Active filters
  • Brand: Onufri

Reference: 2303

Publisher: Onufri

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...
kr28.75
More
In Stock

Reference: SKU001091

Publisher: Onufri

Shqiptarët në kërkim të një fati të ri, Ismail Kadare

Në jetën e popujve qëllon shpesh që problemet e mëdha shfaqen në trajtë ciklike. Ky riciklim tregon se hallet e mëdha të mbetura pa zgjidhje, e trazojnë në stinë të ndryshme, njëlloj si tërmetet, ndërgjegjen e këtyre popujve. Ato më së shumti quhen faj i të tjerëve, shpesh në mënyrë përdëllyese poetizohen si fat tragjik dhe vetëm rrallëherë konsiderohen...
kr34.50
More
In stock

Reference: SKU001090

Publisher: Onufri

Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë, Ismail Kadare

Marsi i vitit 1997 do të hyjë në historinë e këtij vendi si marsi i vetëvrasjes. Nuk teprohet aspak po të thuhet se Shqipëria u përpoq të vetëvritej. A ishte e denjë kjo për një popull që ka mijëra vjet që jeton në këtë botë të vështirë?
kr34.50
More
In stock

Reference: SKU001081

Publisher: Onufri

Poshtërimi në Ballkan, Ismail Kadare

Në të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen si viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla, çështja e poshtërimit dhe bashkë me të ajo e viktimizimit, janë tepër delikate në këtë zonë të Europës.
kr40.25
More
In Stock

Reference: SKU000753

Publisher: Onufri

Letërkëmbim me presidentin, Ismail Kadare

Ky letërkëmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, është botuar së pari në Francë, në fillim të vitit 1991, disa muaj pas vendosjes së shkrimtarit në këtë vend. 
kr46.00
More
In Stock

Publisher: Onufri

Kjo është Kina, Artan Goga

Vendet janë si njerëzit, kanë të mirat dhe të metat e tyre. Por ky është një libër kryesisht për të bukurën me të cilën Kina, vendi me një ndër qytetërimet më të lashta në botë, është e bekuar me shumicë.
kr55.20
More
In stock

Publisher: Onufri

Idioma kineze

"Idioma kineze" përfshin vetëm një pjesë të vogël, por përfaqësuese nga thesari i pafund i idiomave të gjuhës kineze. Idiomat janë një pjesë thelbësore e çdo gjuhe dhe kur është fjala te gjuha kineze, ato vlerësohen si perla të çmuara të saj.
kr57.50
More
In stock

Publisher: Onufri

Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike

Mendimet e shtjelluara në librin "Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike" janë vënë në zbatim në fushën politike, diplomatike, ekonomike dhe tekniko – shkencore. Në këtë libër rëndësi nuk i kushtohet shtjellimit të teorisë ushtarake, por zbatimit praktik të strategjisë ushtarake.
kr57.50
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001666

Publisher: Onufri

Mbi krimin në Ballkan, Ismail Kadare

Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.
kr57.50
More
In Stock

Reference: SKU000881

Publisher: Onufri

Ballkani i Jugut, Ismail Kadare, Predrag Simic, Ljubomir Frckovski, Ylber Hysa

Kohët e fundit, Ballkani i Jugut është bërë pikë fokusi për interesin evropian dhe amerikan në mbarë rajonin e Ballkanit, me një konflikt të intensitetit të ulët në Serbinë Jugore, një situatë me siguri të paqëndrueshme në Kosovë dhe rrezik të madh që ka përballuar sovraniteti i FRYOM-it në krejt ekzistencën e saj të shkurtër.
kr57.50
More
In Stock