• Banner

List of products by brand Morava

Morava

There are 91 products.

Showing 1-12 of 91 item(s)
Active filters

Publisher: Morava

Eksperimenti, Mirto Azina Hronidi

Marrëdhënia e një çifti erotik formon boshtin qendror të librit, ndërsa përshkon tejpërtej shumicën e rrëfimeve me forma, variacione dhe këndvështrime të ndryshme. Që në fillim të rrëfimit, Ai dhe Ajo, të vendosur në pozicionet e tyre si protagonistë të librit, marrin një zotim për t'iu nënshtruar një "eksperimenti" me kushte të barabarta.

Price ALL500
More
In stock

Publisher: Morava

Motrat, Deirdre Madden

Luçia është një anesteziste, që nuk arrin të flejë natën. Gjatë orëve të pagjumësisë struket në leximin e ditarëve antikë të stërgjyshit me përshkrime pedante ëndrrash; gjatë ditës, përveç se në spitalin civil punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri.

Price ALL600
More
In stock

Publisher: Morava

Çifutja e Amsterdamit, Bergljot Hobæk Haff

Në Europën e shekullit XVI, një burrë endet rrugëve bashkë me fëmijën e vet. Me origjinë portugeze, ata ia kanë mbathur nga Italia dhe nga getoja veneciane, duke marrë rrugën drejt Holandës. Sipas vendeve ku kalojnë, fëmija quhet Johan, Hans, Xhovani, Zhan... por emrin e vërtetë e ka Juana. Mërgimi i ka shtrënguar të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë...

Price ALL600
More
In stock

Publisher: Morava

Vrasja ime e parë, Leena Lehtolainen

Pas disa vitesh punë në policinë e shtetit, ku rutina e procesverbaleve dhe e marrjes në pyetje të keqbërësve të parëndësishëm e mërziste, Maria Kallio fillon të studiojë sërish në Fakultetin e Drejtësisë. Por ngaqë i mungon aksioni, pranon një punë në polici si zëvendësuese. Gjatë kësaj kohe do t'i paraqitet rasti të kryejë hetimin e parë kriminal.

Price ALL600
More
Out-of-Stock

Publisher: Morava

Fshihmë në zemrën tënde, Torsten Pettersson

Në qytetin e Forshallës, komisar Lindmarku përballet sërish me një hetim delikat: Petra, një vogëlushe nëntëvjeçare, është zhdukur. Fillojnë menjëherë supozimet hetimore: Petra mund t'ia ketë mbathur ose mund ta ketë rrëmbyer një fqinj, i cili ka dosje penale.

Price ALL700
More
In stock

Publisher: Morava

Prova e gjallë e parajsës, Eben Alexander

Mijëra njerëz përjetojnë përvoja pragvdekjeje, por sipas arsyetimit të shkencëtarëve kjo është e pamundur. Doktor Eben Alexander ishte një prej këtyre shkencëtarëve. Si neurokirurg shumë i përgatitur nga ana shkencore, Alexanderi e dinte se përvojat e pragvdekjes krijonin ndjesinë e të vërtetës, por nuk ishin më shumë se fantazi të prodhuara nga truri në...

Price ALL800
More
In stock

Publisher: Morava

Në gjurmë të vetvetes, Deirdre Madden

Kur piktori Roderik Kenedi takon njëzetvjeçaren, Xhulia Fitzpatrik, edhe ajo artiste, iu duk sikur krizave që kishin turbulluar jetën e tij iu erdhi fundi. Por kur Xhulia njihet me Uilliam Armstrongun, një mesoburrë me profesion avokat, i solli një sërë ngjarjesh, të cilat patën pasoja dramatike për të tre ata.

Price ALL800
More
In stock