Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Price ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Price ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Price ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Price ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Banner

List of products by supplier Romeo Çollaku

Romeo Çollaku lindi në Sarandë dhe studioi gjuhë shqipe dhe letërsi pranë universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Ka botuar përmbledhjet poetike “Zemër virgjine” (1993), “Gjithë diell e natë” (2003), “Kumbaraja e kohës” (2004), “Heshtjen duke gërmuar” (2011), “Vise kundërmime” (2013), përmbledhjet me tregime “Për shtegtarët e pak metrave katrorë” (2009) dhe “Mikrobus” (2019), si dhe romanet “Varrezat e vendlindjes” (2002) dhe “Mjaltë në teh” (2016). Ka përkthyer në shqip poezi të zgjedhura nga Ricos, Verlaine, Mallarmé, Elitis, Claudel, Lautréamont, Herbert, Kavafis, Seferis, Karjotaqis, Jaccottet. Po ashtu një antologji të tregimit grek, një përmbledhje me ese të zgjedhura të poetit Jorgos Seferis, veprën e plotë të tregimtarit Bruno Schulz dhe tragjedinë “Trojanet” të Euripidit. Ndër përkthimet në prozë përmendim: romanet “Aurelia” nga Gérard de Nerval, “Papesha Joanë” nga Emanuel Roidis, “Vrasësja” nga Aleksandros Papadiamantis, “Këputja lulëzon” nga Vasilis Gurojanis, “Koloneli Liapkin” nga M. Karagacis, “Tundimi i fundit” nga Nikos Kazanxaqis, “Dëshmitar kam Zotin” nga Makis Citas, “Melankolia e qëndresës” nga László Krasznahorkai etj. Është vlerësuar me Çmimin Kombëtar të tregimit (2010, 2020) dhe të përkthimit (2007, 2015). Romani i tij “Mjaltë në teh” është botuar edhe në italisht. Pjesë nga krijimtaria e Çollakut janë botuar gjithashtu nëpër antologji dhe revista letrare në anglisht, bullgarisht, frëngjisht, greqisht, gjermanisht, italisht dhe rumanisht.

Active filters

Publisher: Zenit Editions

Mjaltë në teh, Romeo Çollaku

Një katund i izoluar midis malësive të jugut flet një gjuhë krejt të veçantë, e cila me ndalimin e fesë në vitin 1967 shndërrohet në një përvojë dramatike. “Mjaltë në teh” i Romeo Çollakut i vendos ngjarjet në një katund të izoluar, ku figurë qëndrore është një prift, Papa Teo, bariu i grixhës, dhe me anëtarë të tjerë të fshatit, si mësuesi. Secili nga...
Price ALL700
More
In stock

Publisher: Argeta LMG

Prometeu i lidhur, Eskili

Lënda e kësaj tragjedie mund të tregohet me dy fjalë: Prometeu një gjysmë-perëndi, pati mëshirë për njerëzit dhe u shpuri zjarrin, të cilin deri atehere e dinin dhe e gëzonin vetëm perënditë; Zeusi, i pari i perëndive, që ta dënonte për vjedhjen e zjarrit, vë ta lidhin Prometeun në një shkëmb të egër e të shkretë të Detit të Zi, ku do të mbetet i munduar...
Price ALL500
More
In stock

Follow us on Facebook