"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Title: Fjalurtat më të urta shqiptareOriginal: Fjalurtat më të urta shqiptareAuthor: Kastriot MahilajPublisher: EmalYear: 2009Pgs. 186Weight: 0.224 kgISBN: 978-99956-05-91-0
Tregimet dramatike të këtij libri fqinjërojnë me një tregim humoristik, i cili, i vetëm, ka aftësinë të përthyejë krejt tematikën "e përlotur" të tyre. Jani është një tip që hypën në pemët pranë pallateve për të përgjuar nuset në intimitetin e tyre femëror, gjersa një natë, i përpirë nga pamja, rrëshqet dhe thyen këmbën.
Përrallat e reja të Kastriot Mahilaj kanë diçka goditëse në mbresëlënien e tyre. Të befta në origjinalitetin e vet, ato ndryjnë sekretin për t'u lexuar nga çdo moshë dhe për të përçuar mesazhe filozofike kudo e kurdo.
Title: E bukura e dheutOriginal: E bukura e dheutCategory: FairytalesAuthor: Kastriot MahilajPublisher: EMALYear: 2014Pgs. 112Weight: 0.136 kgISBN: 978-9928-04-184-5