Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers

List of products by brand UET Press

UET Press
Active filters

Publisher: UET Press

Blloku, Isuf Kalo

Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi.
ALL1,500
More
In stock

Publisher: UET Press

Testamenti i mitomanit, Leka Bungo

Po gjatë këtyre pesëdhjetë viteve Leka ka shkruar dhjetëra drama, radiodrama, i ka vënë në skenë, i ka regjistruar në radio... Tradicionale. Po këtë radhë ka bërë diçka të jashtëzakonshme.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: UET Press

Tutori, Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti nga Kruja është një nga "fëmijët terribël" të viteve nëntëdhjetë, që ia ka dalë të zmadhojë horizontet dhe eksplorojë mundësitë e ofruara nga shqisimet e saj.
ALL1,050
More
In stock

Publisher: UET Press

Vila me tri porta, Vera Bekteshi

Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh.
ALL1,250
More
In stock

Publisher: UET Press

Politikat makroprudenciale, Orkida Ilollari

Ndoshta ka ardhur koha të rishikohet vetë sistemi financiar. Ide shumë revolucionare janë duke u debatuar, përfshi eleminimin e sistemit të tanishëm të fractional banking dhe një rikthim te bankingu i hershëm i ndërmjetësimit financiar në ekonomi jo më të depozitave, por i fitimeve të bankave dhe mjeteve financiare shtesë që emetojnë qeveritë.
ALL700
More
In stock

Publisher: UET Press

Maks Velo, jetë paralele

Publikimi i plotë i dosjes nga UET Press së Velos është ndoshta biografia më e mirë që ai do të ketë ndonjëherë, realizuar nga ata që kërkonin ekzekutimin e tij. Nga dokumenti i parë deri tek i fundit (106), ju do të shihni ngjarje e njerëz që bënë jo vetëm historinë e jetës së Velos, por dhe historinë e artit shqiptar nën komunizëm.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: UET Press

Ligjërimi feminist te Kadare, Irena Myzeqari

Tërë vëllimi përvijon një mozaik që jo pak herë priret të riformohet, pikërisht sa herë përftohet si i tillë. Kjo prirje lind nga fakti se brendia e analizave dhe trajtesave e mban me vështirësi gjerësinë dhe thellësinë e objektit të studiuar, sepse për çdonjërën nga çështjet e trajtuara mund të përvijohen dhe përmasa të tjerë më të gjera.
ALL900
More
Out-of-Stock

Publisher: UET Press

Kafsha e pabindur e pushtetit, Klementin Mile

Studiuesi ka ditur të depërtojë në përmbajtjen e nocionit të shtetit të së drejtës në hapësirë dhe në kohë. Një qasje e tillë metodike ka një rëndësi të madhe praktike për leximin e aksionit politik që shpaloset nga partitë politike në Shqipëri.
ALL900
More
In stock

Publisher: UET Press

Sistemi partiak në Shqipëri, Anjeza Xhaferaj

Ky studim synon të kapë thelbin e marrëdhënies ndërmjet organizimit partiak dhe elektoratit. Ai kalon nivelin e analizës nga sistemi partiak te partia, duke investiguar se ç'ndodh brenda sistemit. Partitë politike përfaqësojnë njësitë bazike të ndërveprimit dhe ndryshimit në një sistemi politik.
ALL900
More
In stock

Publisher: UET Press

Ekonomia, N. Gregory Mankiw, Mark P. Taylor

Ekonomistët profesionistë, që shkruajnë një tekst, janë të tunduar të nisen nga këndvështrimi i ekonomistit dhe ta vënë theksin tek ato tema që i magjepsin ata dhe ekonomistët e tjerë.
ALL3,000
More
In stock