"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Në këtë studim, duke marrë shkas nga fjala vise, autori trajton një sasi këso fjalësh. Ato janë shumëse pjesërisht të ruajtura, pjesërisht të singularizuara. Me këtë mënyrë vështrimi disa fjalë, forma e të cilave gjer tani nuk ka qenë dhe aq e qartë, bëhen më të kuptueshme nga kjo anë, dhe kjo ka rëndësi edhe për etimologjinë.
Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...
Çabej shpërndau mjegullën e dendur që kishte rrethuar historinë, gjuhën, letërsinë, kulturën dhe etnografinë arbëreshe dhe u rrëfeu udhën studiuesve të rinj për një qasje epistemologjike më moderne e organike ndaj studimit të çështjeve ende të hapura të botës sonë arbëreshe.
Tekstet e përfshira në këtë përmbledhje u shkruan e u botuan në pjesën më të madhe në vitet 1934 – 1942. Renditur këtu kronologjikisht, këto tekste dolën në periodikë të ndryshëm të kohës, në qytetet ku autori punonte gjatë kohës që i ka shkruar, si "Normalisti" në Elbasan, "Hylli i Dritës" në Shkodër etj. dhe përmblidhen këtu për herë të parë në një vëllim.
Fonetika historike merret me studimin e zhvillimit historik të tingujve, sidomos në një gjuhë. Mund të bëhet fjalë edhe për një fonetikë komparative, krahasuese, që studion zhvillimin e tingujve të një gjuhe në krahasim me gjuhët e afra.
Një gjuhë e cila si gjuhë e folur është kaq e lashtë, por si gjuhë e shkruar është kaq e re, sepse e dokumentuar kaq vonë. Ky është një kontrast nga i cili ka për të vuar patjetër çdo histori e kësaj gjuhe.
Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.