Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0 kg - 250 kg

Price

Price

  • £3.00 - £16.00

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
£0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
£5.95
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
£8.93
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
£8.50
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Categories: New books of 2023
  • Brand: Dituria
  • Brand: Zenit Editions

Publisher: Dituria

Beteja për 20 përqindëshin, Ardit Bido

Debati shqiptaro-grek mbi praninë ose jo të pakicës greke në Bashkinë Himarë dhe Bashkinë Konispol është debat ekstremesh: pala greke pretendon se në to, pjesa dërrmuese e ortodoksëve janë grekë dhe pala shqiptare pretendon se numri i minoritarëve është i papërfillshëm.
£12.75
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Refleksione, Montesquieu

Tre fletore të trasha, të cilat mund të emërtohen me titullin e shkruar në krye të së parës: "Disa refleksione apo mendime të shkëputura që nuk i kam përfshirë në veprat e mia", ishin ndër letrat e pabotuara të Monteskjesë, të cilat, me vdekjen e tij, në vitin 1755, i kaluan si trashëgim të birit Zhan-Baptist.
£12.75
More
In stock

Publisher: Zenit Editions

Prolegomena për çdo metafizikë të ardhme, Immanuel Kant

Më pyet nëse një shkencë është e mundur ka parakusht dyshimin në realitetin e saj. Por ky dyshim fyen këdo, e gjithë pasuria e të cilit ndoshta mund të qëndrojë në atë stoli të pretenduar; dhe prandaj, ai që mund të bjerë në dyshim duhet të bëhet gati vetëm për kundërshtime, nga të gjitha anët
£6.80
More
In stock

Publisher: Dituria

Dëmi, Josephine Hart

Tronditës dhe i shkëlqyer, Dëmi është vlerësuar si një kryevepër - një rrëfim i guximshëm për rreziqet e obsesionit dhe se sa shkatërruese mund të jenë pasojat e tij.
£7.65
More
In stock

Publisher: Dituria

Dritë nga dritarja, Lucinda Riley

Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.
£12.75
More
In stock

Publisher: Dituria

Kthim në Vilën e Pëlhurave, Anne Jacobs

Augsburg 1930. Pas shumë vuajtjesh dhe të papriturash, Marije dhe Paul Melcer më në fund arrijnë t’i gëzohen jetës familjare dhe dashuria mes tyre është më e fortë se kurrë. Djali i tyre më i vogël, Kurti i vogël, tashmë katër vjeç, është një rreze dielli që fiton dashurinë e të gjithëve, ndërsa dy binjakët po rriten dita-ditës...
£12.75
More
In stock

Publisher: Dituria

Akademia për krijesat magjike e Ofelia Blumit, Elisa Binda, Mattia Perego

Në këtë shkollë pranohen të gjithë nxënësit që, për arsye të ndryshme, janë përzënë nga shkolla të tjera. Por drejtoresha, me syzet e saj ekstravagante dhe pamjen e rreptë, është në gjendje të shohë aftësitë e secilit prej tyre dhe është e gatshme t’i ndihmojë t’i zhvillojnë ato.
£8.50
More
In stock

Publisher: Dituria

Kështu thua ti!, Connie Palmen

Ted Hughesi dhe Sylvia Plathi, çifti “i mallkuar” i letërsisë moderne, mbi të cilin la vragë të thellë vetëvrasja e Silvias vetëm tridhjetë vjeçe më 1963, ka frymëzuar gjithfarë spekulimesh dhe mitesh rreth martires së brishtë dhe xhelatit të saj të pashpirt.
£7.65
More
In stock

Publisher: Dituria

Fabrikanti i lotëve, Erin Doom

Megjithatë, Nika, e ëmbël dhe e guximshme, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ëndrrën e vet, sepse vetëm nëse do të guxojë të përballet me ankthet që e torturojnë, do të jetë në gjendje, më në fund, të fluturojë e lirë si flutura, emrin e së cilës mban.
£12.75
More
In stock