Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Condition

Condition

Weight

Weight

  • 0 kg - 1,080 kg

Price

Price

  • ALL0 - ALL80,000

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters

Publisher: Bota Shqiptare

Fitorja e hidhur, Reginald Hibbert

Enver Hoxha dhe kolegët e tij kishin gjithashtu një damar të fortë nacionalist por ata, ose të paktën Hoxha, asnjëherë nuk e kishin vënë në dyshim se u duhej të luftonin me armë në dorë për çdo gjë që kërkonin. Dhe ata, ose ai, ishin të përgatitur për të qenë po aq intransigjentë me gjermanët, sa edhe më pas me këdo tjetër, siç e ka treguar historia e...
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Bota Shqiptare

Dukesha Dë Lonzhe, Honore de Balzac

Pasi përdori tundimin për të shtënë në dorë gjeneralin Dë Montrivo vetëm sa për të hequr mërzinë e për t'u argëtuar, Dukesha Dë Lonzhe i bën bisht dashurisë së pretendentit të saj....
ALL800
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Romeo dhe Zhuljeta ne fshat, Gottfried Keller

Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e...
ALL700
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Shpresa dhe gënjeshtra, Marian Keyes

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje?
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Baroni, Sveva Casati Modignani

Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit.
ALL900
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Rrugica Dukeska, Sveva Casati Modignani

Midis Roza Avilianos, lindur dhe rritur në bodrumet e shtresave më të ulëta, dhe fisnikes Jozefa Paraviçini, gruaja e palumtur e princ Enrik Kastilias, lind një lidhje e fuqishme që, përtej dallimeve sociale, do t'i bashkojë për gjithë jetën.
ALL900
More
In stock

Publisher: IDK

Historitë, Herodoti

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".
ALL1,400
More
Out-of-Stock

Publisher: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Çfarë ishte balena e bardhë për Ahabin deri tani u dha një shenjë; se çfarë ishte, ndonjëherë, për mua, ende ka mbetur e pathënë. Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt...
ALL1,500
More
In stock