Filter By

Categories

Categories

Availability

Availability

Brand

Brand

Weight

Weight

  • 0 kg - 139 kg

Price

Price

  • ALL1 - ALL6,000

Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters
  • Brand: Naimi
  • Brand: OMBRA GVG
  • Brand: Reklama

Reference: SKU001618

Publisher: OMBRA GVG

Kryeveprat, Dino Buzzati

Dino Buzzati me më të mirat e krijimtarisë së tij vjen në një opus letrar. E para përmbledhje e plotë përfshin romanet "Një dashuri" dhe "Shkretëtira e Tartarëve", të sjella në shqip nga përkthyesi i njohur Dritan Çela, si dhe 60 tregime të përkthyera nga Hasan Bregu, pjesa më e madhe e të cilave ishte e panjohur më parë për publikun shqiptar.
ALL2,500
More
In stock

Reference: SKU001598

Publisher: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943 , Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.
ALL700
More
In Stock

Reference: SKU001597

Publisher: Naimi

Monarkia kundër Republikës, Monika Shoshori Stafa

Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura.
ALL700
More
In Stock

Reference: SKU001524

Publisher: OMBRA GVG

I ardhur në jetë, Margaret Mazzantini

Xhema, një grua e plagosur nga e kaluara, lë në tokë jetën e saj të zakonshme dhe merr avionin së bashku me të birin, Pietron, një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar, për të shkuar së bashku në Sarajevë, në një qytet kufi mes Lindjes dhe Perëndimit.  
ALL1,200
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001523

Publisher: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.
ALL800
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001485

Publisher: Naimi

Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Eldon Gjikaj

Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qendrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja.
ALL500
More
In Stock

Reference: SKU001344

Publisher: Naimi

Shpirt i trazuar gruaje, Sokrat Habilaj

Ky roman është një ndërmarrje e guximshme për të evidentuar dhe zbërthyer botën e brendshme të personazheve, përthyerjen, transformimin, degradimin deri në përdhosje të personalitetit që ata pësojnë shpesh. Ata nuk njohin asnjë masë në udhën që i shtynë etja e tyre për pushtet, duke u zgërlaqur në baltën e shoqërisë.
ALL800
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001342

Publisher: OMBRA GVG

Ku do shkojmë, o ba, Jean-Louis Fournier

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."
ALL500
More
Last items in stock

Reference: SKU001341

Publisher: OMBRA GVG

Jeta e Fan S. Nolit, vol. 2, Nasho Jorgaqi

Është përshkrimi më shterues i jetës dhe veprës së Nolit. Është një kryevepër në llojin e vet. Është një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje për çdo aspekt të jetës së tij, si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i N. Jorgaqit meriton vlerësimin më të lartë.
ALL1,600
More
Out-of-Stock

Reference: SKU001340

Publisher: OMBRA GVG

Jeta e Fan S. Nolit, vol. 1, Nasho Jorgaqi

Është përshkrimi më shterues i jetës dhe veprës së Nolit. Është një kryevepër në llojin e vet. Është një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje për çdo aspekt të jetës së tij, si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i N. Jorgaqit meriton vlerësimin më të lartë.
ALL1,700
More
Out-of-Stock