Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers

List of products by brand Dituria

Dituria

Active filters

Publisher: Dituria

Superpluhuri për pordhacë i doktor Proktorit, Jo Nesbo

Kjo që po ju prezantojmë është një histori veçanërisht e këndshme dhe origjinale, ku elementet e realitetit përzihen me fantazinë dhe aventurën. Një ngjarje e rrëfyer me thjeshtësi, me komizëm e talente dhe që me siguri është aq interesante për të rinjtë sa ta lexojnë me zë të lartë.
ALL600
More
In stock

Publisher: Dituria

Arti dhe mjeshtëria e bukurisë, Juha Varto

Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Dituria

Vetmitari, Eugene Ionesco

Çfarë ndodh kur befas një pasuri e madhe të bie nga qielli? Xhaxhai nga Amerika, që ti s'e ke llogaritur kurrë në jetë, të lë një thes me para? Personazhi i Ionescos beson se tani mund ta ndërrojë rrotën e fatit.
ALL800
More
In stock

Publisher: Dituria

Shtegu i parfumeve, Cristina Caboni

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t'i mposhtë frikërat e veta.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Dituria

Ballkani pa anë e pa fund, Fernando Gentilini

Ëndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë.
ALL800
More
In stock

Publisher: Dituria

Historia e Austrisë, Alois Niederstatter

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe "Shtetit të Alpeve" të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi...
ALL1,500
More
In stock

Publisher: Dituria

Stereotipat dhe rolet gjinore, Susan A. Basow

Libri më përfshirës dhe i bazuar në kërkime, që trajtojnë stereotipat dhe rolet gjinore aktualisht të mundshme. I kuptueshëm dhe ndërdisiplinor. Basow e mbështet materialin e vet në psikologji, sociologji, studimet e grave, ekonomi, shkencë politike, antropologji dhe biologji.
ALL1,600
More
In stock

Publisher: Dituria

Legjenda e Robin Hudit, përshtatje për fëmijë, Peter Holeinone

Fama dhe lavdia e Robin Hudit kanë ecur brez pas brezi dhe historia e tij (ose po deshët legjenda e tij) dorë pas dore është pasuruar me ngjarje të reja, sepse çdo brez ka dashur të lerë gjurmën e vet, por edhe të ngjajë me të: rebel, krenar, në luftë për të drejtën në të mirë të të varfërve, kundër mujsharëve.
ALL450
More
In stock

Publisher: Dituria

Motra ime është djalli vetë, Martha Heesen

Neli është një kalama i tmerrshëm: u luan njëqind rrengje mamasë, babait, gjysheve, pale kalamajve të tjerë të kopshtit. Bërtet në kupë të qiellit, u bie me shkelm të tjerëve, thyen ç'i bie në dorë, thotë fjalë të pista... kurse nganjëherë e mbyll gojën e nuk flet, dhe jo një orë a një ditë, por ditë të tëra.
ALL400
More
In stock

Publisher: Dituria

Kush është në papafingo, Martha Heesen

Rulina është vetëm 12 vjeç, por i ngjan një luaneshe për nga guximi. Ajo dëshiron të shpëtojë shoqen e vet, Plonin, nga shtëpia e pleqve, prandaj organizon arratisjen e saj, pa harruar asnjë hollësi.
ALL400
More
In stock