Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,050
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL1,000
More
In stock
All best sellers
Active filters

Publisher: Shtëpia e Librit

Koha e Tretë, Maylis Besserie

Në rrugën Rémy-Dumoncel, në lagjen katërmbëdhjetë në Paris, ndodhet një ndërtesë e bardhë,– një shtëpi për të moshuar, e pagëzuar “Koha e tretë”. Në mes të oborrit, një pemë e vetmuar. Ndër banorët, një thatim i gjatë, me fytyrë të zymtë, por me sy ende shpuzë, luan me kujtimet e tij, ku ndërthuren dy gjuhët, anglishtja e vendlindjes, Irlandës, dhe...
ALL700
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Rrënoja të bukura, Jess Walter

Ashtu si deti Mesdhe, në ujërat e të cilit përkunden e tallaziten ëndrrat e fatet e këtij romani, Rrënoja të bukura është sa ndjellës dhe i ngrohtë, aq edhe befasues dhe fundosës. 
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Aeditions

Bazat e programimit kompjuterik, Carol Vorderman

Një udhëzues unik, i rrallë, i pari në shqip, për të apasionuarit pas programimit kompjuterik, si dhe për të gjithë ata që duan të kuptojnë se si funksionojnë kompjuterat. Programi kompjuterik është tërësia e udhëzimeve që zbaton kompjuteri për të kryer një detyrë. “Të kodosh” ose “të programosh”, do të thotë të shkruash hap pas hapi udhëzime, të cilat i...
ALL1,500
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Suita 405, Sveva Casati Modignani

Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon...
ALL1,400
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Për dashurinë dhe hijen, Isabel Allende

Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia. Dy të rinjtë, Irena dhe Fransiskoja, vihen në kërkim të saj, duke kaluar nëpër një rrugë të frikshme nga komisariatet në burgje, nga morgu në kampet e përqendrimit, ndërsa ankthi i diktaturës bëhet gjithnjë e më shumë mbytës.
ALL1,200
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Petali i gjatë i detit, Isabel Allende

Atje kanë fatin të priten me dashamirësi e bujari dhe shpejt arrijnë të integrohen, ta marrin sërish në dorë jetën e tyre dhe të ndihen pjesë e fatit të vendit, por vetëm deri në kohën e grushtit të shtetit që, në vitin 1973, rrëzoi presidentin Salvador Allende. Dhe kështu, edhe një herë të tjetër, do të gjenden në mërgim, kësaj here në Venezuelë.
ALL1,400
More
In stock

Publisher: Toena

Me ty përtej detit, Giulia Besa

Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.
ALL1,000
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Jetë burgu, Fatos Lubonja

Në këtë pikë të rrugëtimit mendoj se të gjitha këto histori i kam shkruar për t’i pranuar si të miat, si pjesë të vetes sime “të vërtetë” ato rroba dhe ato vuajtje që i kam refuzuar me aq ngulm në krye të herës; për të kuptuar se çeltira ku na duket se do të gjejmë veten tonë të vërtetë duke ecur, për kënaqësinë e trupit dhe shpirtit, me një kuptim jete...
ALL800
More
In stock

Publisher: Skanderbeg Books

Burra pa gra, Haruki Murakami

Varet nga personi, tha ai, se ç’lloj gë-njeshtrash do të thotë, në cilën situatë do t’i thotë dhe si do t’i thotë. Por në njëfarë pike të jetës, të gjitha femrat thonë gënjeshtra dhe ato gënjejnë për gjëra të rëndësishme. Gë-njejnë edhe për gjëra të parëndësishme, por ato nuk ngu-rrojnë të gënjejnë për gjërat më të rëndësishme.
ALL900
More
In stock

Publisher: Berk

Krokodili, Fjodor Dostojevski

Përmbledhje me dy novela e Dostojevskit, përkthyer në 1978 në Burgun e Burrelit. Krokodili vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, në varietetin gjuhësore të shkodranishtes letrare.
ALL900
More
In stock