List of products by supplier Peter Handke

Një nga shkrimtarët më kontroversë të kohës sonë, austriaku Peter Handke konsiderohet si një shkrimtar gjenial nga njëra anë dhe një mohues i neveritshëm i gjenocidit dhe mbështetës i Milosheviçit në anën tjetër. Vendimi i komitetit të Çmimit Nobel për të shpallur atë nobelistin e vitit 2019 shkaktoi zemëratë nga grupimet e të drejtave të njeriut nga e gjithë bota. Këto janë librat e Handke të përkthyera në gjuhën shqipe.

Active filters

Publisher: Dituria

Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke

Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar.
£5.95
More
Last items in stock

Publisher: Aleph

Letër e shkurtër, lamtumirë e gjatë, Peter Handke

Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Plot atmosferë noir dhe e ngarkuar me një ajër deliri të përgjithshëm, libri filloi me paraqitjen e një të riu gjerman pa emër, i cili sapo ka mbërritur në Amerikë, ku shpreson të gjejë paqe pas rrënimit të martesës. Nuk shkoi gjatë dhe ai zbulon se...
£8.50
More
In stock

Publisher: Aleph

Mëngjarashja, Peter Handke

Ajo ishte tridhjetë vjeçe dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungalow të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh.
£5.95
More
In stock

Publisher: Dituria

Ankthi i portierit para penalltisë, Peter Handke

Ai kërkon me dëshpërim një njeri me të cilin të flasë, përpiqet t’u telefonojë të njohurve, pa gjetur askënd. Bredhjet e tij vazhdojnë derisa takon një grua të gatshme të kalojë natën me të. Por pastaj e vret, pa asnjë motiv.
£6.80
More
In stock

Publisher: Dituria

Ankthi i portierit para penalltisë, Peter Handke (ebook)

Ai kërkon me dëshpërim një njeri me të cilin të flasë, përpiqet t’u telefonojë të njohurve, pa gjetur askënd. Bredhjet e tij vazhdojnë derisa takon një grua të gatshme të kalojë natën me të. Por pastaj e vret, pa asnjë motiv.
£5.44
More
In stock