List of products by supplier Roberto Arlt
Roberto Arlt (26 prilll 1900 – 26 korrik 1942), ka qenë shkrimtar, dramaturg, gazetar dhe shpikës nga Argjentina. Ai konsiderohet pionier i absurdit në letërsinë argjentinase. Prindërit e tij ishin emigrantë gjermanë. Ai ndjehej i mënjanuar nga shoqëria argjentinase. Personazhet e tij gjysmë të ccmendur janë në revoltë kundrejt shoqërisë dhe janë me ironi intensive.
Publisher:
OMBRA GVG
Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës.
Publisher:
Pika pa Siperfaqe
Në këtë roman, Arlt rrëfen me mjeshtëri prsionet ekstreme dhe kontradiktat e pazgjidhshme të jetës në mjedisin urban modern, ku fati i njeriut të thjeshtë ngjan i paracaktuar dhe përherë i zymtë.
Publisher:
Albas
Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar.