Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7.77
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11.66
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11.10
More
In stock
All best sellers
Vdekje në Nil, Agatha Christie
  • Vdekje në Nil, Agatha Christie

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Dituria

Një avullore luksoze, Karnaku, lundron nëpër Nil. Në bord, i mbledhur nga fati dhe kureshtja për peizazhin ekzotik të Piramidave në Egjipt, gjendet një grup i larmishëm udhëtarësh. Linetë Rixhuej, personazhi që bie më shumë në sy, vajza më e pasur në Angli, udhëton për muajin e mjaltit me të shoqin, Sajmon Dojlin...

11.10
Quantity
In stock

Description

Title: Vdekje në Nil
Original:
Category: Novels
Author: Agatha Christie
Translator: Virgjil Muçi
Publisher: Dituria
Year: 2022
Pgs: 328
Weight: 0.32 kg
ISBN: 978-9928-366-41-2
This book is in Albanian

Mbi librin
Detektivi i adhuruar Herkul Puaro nis një udhëtim nëpër Egjipt, në një nga misteret më të famshme të Agatha Christie.
 
Një avullore luksoze, Karnaku, lundron nëpër Nil. Në bord, i mbledhur nga fati dhe kureshtja për peizazhin ekzotik të Piramidave në Egjipt, gjendet një grup i larmishëm udhëtarësh. Linetë Rixhuej, personazhi që bie më shumë në sy, vajza më e pasur në Angli, udhëton për muajin e mjaltit me të shoqin, Sajmon Dojlin: Lineta është tërheqëse, e zgjuar dhe e mësuar të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ajo që nuk e humb kurrë nga sytë, është Zhaklinë dë Belfori, dikur shoqja më e mirë e Linetës dhe ish-e dashura e Sajmonit, me të cilin ajo është ende “shumë e dashuruar”. Lineta e ndjek çiftin e sapomartuar për t‘i bërë të vuajnë fajin pikërisht në muajin e tyre të mjaltit. Pasagjerë të tjerë vijnë rrotull kësaj tresheje në “luftë”: një djalosh revolucionar, administratori i pasurive të Linetës, një shkrimtare me të bijën, një kolonel britanik në ndjekje të një spiuni, një arkeolog italian. Secili ka një histori dhe një sekret, të fshehur me kujdes pas një fasade respekti dhe mirëqenieje.
Dhe pastaj është ai, princi i detektivëve, i famshmi Herkul Puaro, kësaj here në pushime për qejfin e vet. Por si në raste të tjera, koha e tij e lirë nuk zgjat shumë: në fakt, brenda pak orësh, ndodhin dy krime në bordin e Karnakut dhe lundrimi paqësor kthehet në një gjueti të dëshpëruar ndaj një vrasësi djallëzor e të pakapshëm.

Product Details

Specific References

ISBN
9789928366412
EAN13
9789928366412
16 other products in the same category:

Publisher: IDK

Vrasja e fundit, Anne Holt

Pas romanit "Atë që meriton" të botuar vitin që shkoi, botimet IDK sjellin romanin e ri të Anne Holt, "Vrasja e fundit", me të cilin ajo konfi rmohet si një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë së sotme skandinave, aq të suksesshme sot në mbarë botën.
10.55
More
Out-of-Stock

Publisher: Albas

Darka, Herman Koch

Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.
8.88
More
In stock

Manastiri i nemur, Peter Haines

Në një krahinë të largët të Anglisë, në një fshat të veçuar ndodhin një sërë ngjarjesh të pazakonta që tërheqin vëmendjen e qeverisë; drita që shfaqen herë pas here në qiell, një makinë policie që ndahet përgjysmë në mënyrë të mistershme dhe një i ftohtë i pazakontë për stinën që mbulon fshatin.
7.77
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Mbytja, Camilla Läckberg

Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh...
13.32
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Ortaku, John Grisham

Romani "Ortaku", i shkruar në vitin 1997, tregon historinë e Patrikut, dikur një ortak në një studio ligjore, i pasur dhe shumë i aftë profesionalisht, por që pasi vodhi 90 milionë dollarë nga studioja e tij mori arratinë, deri sa u kap në xhunglat braziliane.
13.32
More
In stock

Publisher: Dituria

Funeralet janë të rrezikshme, Agatha Christie

Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christie – s, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
8.88
More
In stock

Publisher: Neraida

Ditën kur ngriu lumi, Stavros Hristodulu

Jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë...
11.10
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Bashkëpunëtori, John Grisham

Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashëm dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme. Por ka edhe një të fshehtë të errët, që mund t'ia shkatërrojë ëndrrat, karrierën, madje dhe jetën.
13.32
More
In stock

Publisher: Morava

Biblioteka e të vdekurve, Glenn Cooper

Ky roman e ka zanafillën në dhjetor të vitit 782 në një abaci në ishullin Vektis (Angli), kur Oktavusi i vogël, që murgjit e strehuan për bamirësi, merr një pergamenë dhe nis të shkruajë një varg pambarim emrash të shoqëruara përbri me numra. Një listë enigmatike dhe trazuese.
9.99
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Ditë të ethshme, Sandra Brown

Sapo merr lajmin që vëllai i saj i vogël ka kryer vetëvrasje, Sajre Linçi lëkundet në vendimin që kishte marrë për të mos u kthyer më kurrë në Destini, qytetin e vogël të Luizianës, ku lindi e u rrit. 
10.55
More
Out-of-Stock

Reference: SKU000048

Publisher: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.
11.10
More
In Stock

Publisher: Toena

I dyshuari X, Keigo Higashino

Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike.
11.10
More
In stock