Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0.00
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7.77
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11.66
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11.10
More
In stock
All best sellers
Bibla prej argjile, Julia Navarro
  • Bibla prej argjile, Julia Navarro

Bibla prej argjile, Julia Navarro

Dituria

Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune. Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij, për t’u hakmarrë ndaj një krimi të tmerrshëm të kryer shumë vite më parë.

17.76
Quantity
In stock

Description

Title: Bibla prej argjile
Original: La Biblia de Barro
Category: Novel
Author: Julia Navarro
Translator: Ornela Islami
Publisher: Dituria
Year: 2022
Pgs: 656
Weight: 0.72 kg
ISBN: 978-9928-366-24-5
This book is in Albanian

Mbi librin
Romë, 2002. Në bazilikën e Shën Pjetrit, një zotëri flokëthinjur gjunjëzohet për të kërkuar një falje të pamundur: “Atë, do të vras një njeri”, i rrëfehet priftit në rrëfyestore. Në të njëjtën kohë, Klara Tanenbergu, arkeologe e re, mbesa e një njeriu të fuqishëm por me të kaluar të errët, gjatë një kongresi të arkeologjisë në Romë njofton një zbulim të rëndësishëm. Bëhet fjalë për disa pllaka të lashta prej argjile, të cilat, nëse janë autentike, do të shërbejnë si provë shkencore e ekzistencës së patriarkut Abraham. Është vepra e një skribi, që ka përmbledhur rrëfimin e profetit për krijimin e botës, Zanafillën, pështjellimin e gjuhëve në Babel dhe Përmbytjen e madhe.
Një Bibël autentike prej argjile.
Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune. Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij, për t’u hakmarrë ndaj një krimi të tmerrshëm të kryer shumë vite më parë. Mes dyshimesh, mashtrimesh e tradhtish, ekspedita në Irak përparon plot tensione e kthesa të papritura drejt një fundi të paparashikueshëm e tragjik, ndërsa bombardimet e para tronditin kryeqytetin e lashtë të Mesopotamisë.

Product Details

Specific References

ISBN
9789928366245
EAN13
9789928366245
16 other products in the same category:

Publisher: Botimet Dudaj

Ferri, Dan Brown

Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej "ferri" brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe...
16.65
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Sekreti i mijëvjeçarit, Katherine Neville

Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.
16.65
More
In stock

Publisher: Pegi

E veçanta e dhjetorit, Donald Ryan

Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençus se ç’mund të mendojmë.
8.88
More
Last items in stock

Publisher: Dituria

Funeralet janë të rrezikshme, Agatha Christie

Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christie – s, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
8.88
More
In stock

Publisher: Fan Noli

Mbramja e ditëve, Sylvia Browne, Lindsay Harrison

Aty rreth vitit 2020 në të gjithë globin do të përhapet një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, e cila do të godasë mushkëritë dhe tubat bronkialë, duke u rezistuar të gjitha terapive të njohura. Por edhe më e habitshme se sëmundja në fjalë do të jetë fakti se ajo do të zhduket në mënyrë të befasishme sikurse edhe do të vijë, për t'u rishfaqur sërish pas...
13.32
More
In stock

Publisher: Dituria

Vrasje në shtator, Anne Holt

Kufoma, të cilën e zbulon rastësisht gjatë një shëtitjeje avokatja Kerin Borgu nga Oslo, nderej aty në një anë. Shoku i saj i shkollës dhe admiruesi i përjetshëm, Hekon Sand, jurist pranë rajonit të policisë, caktohet për zbardhjen e kësaj çështjeje - së bashku me komisaren simpatike Hana Vilhelmsen.
8.88
More
In stock

Publisher: Te tjere

Kllounët që sollën lot, Johannes Mario Simmel

Eksperimente me pasoja të rënda nga hulumtues të gjeneve me një virus të tmerrshëm... Gjuetia e egër për një armë "të lehtë", e cila do ishte në dorën e një superfuqie çelësi i zotërimit të botës... Lufta guximtare e një çifti të dashuruarish kundër keqpërdorimit pa skrupuj të shkencës në interes të pushteteve...
16.65
More
Out-of-Stock

Publisher: Te tjere

Avokati i Djallit, Morris L. West

Në çastin kur merr vesh se një kancer nuk i lë më shumë se disa muaj jetë, Imzot Meredithi, prelat anglez i Kurisë romane, është ngarkuar nga Vatikani me një hetim të vështirë, që ai duhej ta bënte në një fshat të mjerë të Kalabrisë, lidhur me një personazh të mistershëm, të pushkatuar nga partizanët në fund të luftës.
8.33
More
In stock

Publisher: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.
12.21
More
In stock

Publisher: IDK

Kontesha e zezë, Rebecca Johns

Një roman madhështor kushtuar jetës së një personazhi real që është kthyer në legjendë, konteshës Erzsébet Báthory, të cilën në vitin 1611, në Hungari, e murosën të gjallë në kullën e një kështjelle, të akuzuar për vrasjen e dhjetëra vajzave dhe grave që kishin punuar tek ajo si shërbyese.
11.10
More
Out-of-Stock

Publisher: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 2

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.
16.65
More
Out-of-Stock

Reference: SKU000070

Publisher: Botimet Dudaj

Klienti, John Grisham

Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov që kishte vetëm katër vjet punë si avokate.
13.32
More
In stock

Publisher: Living

Njëra nga vajzat, Lucy Clarke

Dikush është i vendosur që martesa e Leksit të mos ndodhë kurrë... dhe që një person të mos largohet gjallë nga ishulli.
13.32
More
In stock